Klima e biznesit, DASH: Shqipëria me ekonomi, por informaliteti ka dëmtuar konkurrueshmërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin zyrtar për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2025, ku vlerësohet stabiliteti makroekonomik i vendit, por ngrihen një sërë shqetësimesh serioze që lidhen me ambientin e biznesit.

Raporti nxjerr në pah një problem të theksuar: informaliteti i lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ky raport shfaq realitetin e vështirë me të cilin përballen bizneset shqiptare.

Në dokument thuhet se sfidat kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit përfshijnë korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale dhe pastrimit të parave, sidomos me burim nga trafiku i drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?