Klima, niveli i detit do të rritet edhe nëse ndalon efekti serrë

Një studim i “Mit”, përshkruan një fenomen të quajtur “inercia e oqeaneve”, sipas të cilit ujërat, nëse ngrohen, vala e tyre zgjerohet

Edhe pse një ditë njeriu do të arrijë të zerojë emetimet e gazit kryesor me efekt serë, niveli i deteve do të vazhdojë të rritet për mijëra vite me radhë. Kjo është ajo që del nga një studim i “Mit” (Massachusetts Institute of Technology), i cili ka analizuar se përqendrimi në ajër, si i dioksidit të karbonit CO2, ashtu edhe ai i përbërësve të saj, do të vijojnë të mbeten vetëm për disa vjet apo dekada në atmosferë si metan, klorofluorokarbure ose idroflouorokarbure. Kërkimi është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Studimi i ri konfirmon në thelb përfundimet e formuluara nga kërkime paraardhëse: pasi të ndërpriten emetimet e CO2 dhe efektit serrë, ngrohja globale dhe rritja e nivelit të deteve do të vazhdojë për një mijë e më shumë vjet. Ndër të tjera, edhe për metanin, i cili përqendrohet në atmosferë çdo dhjetë vjet, efektet do të zgjasin shekuj me radhë pas një “stop”-i të mundshëm të emetimeve.

Shkaku i këtij mekanizmi është quajtur “inerci e oqeaneve”. Në një kohë kur termometri i planetit rritet për shkak të gazit të lëshuar në ajër dhe që formon efektin serrë, shpjegojnë shkencëtarët, ujërat ngrohen dhe përhapen duke shtrirë zgjerimin e tyre deri në rritjen e nivelit të detit.

“Në oqean, ngrohja zbret gjithnjë e më thellë, duke rezultuar në një zgjerim të vazhdueshëm termik”, – lexohet në studim.

Arsyet e ngrohjes së deteve dhe ftohja e vazhdueshme “bëjnë pjesë në një proces shumë të ngadaltë, i gjatë deri në qindra vjet”.

Kwsisoj, bota mund të jetë duke shkuar drejt një përsëritje të vetes edhe nëse qeveritë i ulin çlirimet e gazeve serrë për të limituar ngrohjen globale sipas synimeve të Kombeve të Bashkuara. Objektivat kërkojnë uljen me dy gradë Celsius mbi kohët para-industriale.

Shtresat e akullit në Groenlandë dhe Antarktidë shkrinë kur temperaturat ishin afërsisht ose më të larta se të sotmet në ngrohjet e tre milionë viteve më parë, u shpreh një skuadër hulumtuesish ndërkombëtarë drejtuar nga kërkuesit amerikanë.

SHKARKO APP