Gazetarja e njohur Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallzim penal për Vlora Hysenin

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pas aludimeve publike të kësaj të fundit për lidhje të gazetares me agjentë serbë.

Lala i cilësoi deklaratat si shantazh të lidhur me detyrën e saj si gazetare. “Në këtë histori nuk ka asnjë të vërtetë. Dhe për këtë Hyseni do duhet të përballet me drejtësinë. Që nesër do të dorëzoj kallëzim penal”, deklaroi ajo.

Rasti shkaktoi reagime të forta nga organizatat e medias. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i cilësoi deklaratat “shantazh dhe deklarim shqetësues”, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi “shantazhin dhe sulmet” ndaj gazetares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe rrjeti SafeJournalist e konsideroi rastin një “incident serioz”, duke theksuar se Lala po ushtronte detyrën e saj profesionale kur po pyeste Hysenin për një çështje me interes publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të Lalës reaguan edhe përfaqësues të opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, i cilësoi deklaratat si “balta, shpifje dhe sulme personale”, ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, dënoi atë që e cilësoi si sulm ndaj gazetares.

Klodiana Lala është gazetare e njohur dhe kurajoze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?