KLP hap garën për kreun e ri të SPAK: Kandidatët 3 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve
Mandati i kreut të SPAK Altin Dumani përfundon në 18 dhjetor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të mërkurë, për të çelur garën për të kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
KLP vendosi 3 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët.
“KLP vendosi të shpallë fillimin e procedura të ngritjes në detyrë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri në datën 8 tetor”, tha kryetarja e KLP, Mirela Bogdani.
KOHA JONË SONDAZH

