KLP hap garën për kreun e ri të SPAK: Kandidatët 3 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve

Mandati i kreut të SPAK Altin Dumani përfundon në 18 dhjetor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të mërkurë, për të çelur garën për të kreun e ri të  Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

KLP vendosi 3 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët.

“KLP vendosi të shpallë fillimin e procedura të ngritjes në detyrë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri në datën 8 tetor”, tha kryetarja e KLP, Mirela Bogdani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?