KLSH dhe transparenca e hipotekave
Nga auditimet e ushtruara në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) gjatë viteve 2014-2015, lidhur me administrimin e praktikave dhe kërkesave të qytetarëve të mbetura në proces (drejtim i cili shpreh transparencën dhe performancën e punës së ZVRPP ndaj publikut), është konstatuar mungesë administrimi e arkivimi të dokumentacionit, vonesa dhe mbajtje të praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata, gjendje kjo në shkelje të afateve të KPA, në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 6.1.1993 “Për arkivat”, dhe me kërkesat e ligjit nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, pra dhe mungesën dhe funksionimit të Sistemit të Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm (SMKB) për shmangien e fenomeneve korruptive dhe rritjen e transparencës në fushën e administrimit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Kështu vetëm për 6 njësi, Zyra Vendore Regjistrimi të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) nga auditimet evidentohen 24 815 praktika të pa përfunduara me 90, 198 mijë lekë të ardhura nga aplikimet për shërbim të pa kthyer qytetarëve, pasqyruar në tabelën si vijon:
PRAKTIKAT NE PROCES ME SHKELJE AFATI DHE TE PAPËRFUNDUARA
PËR APLIKIMET PËR REGJISTRIM TË PASURIVE TË PALUAJTSHE
Nr. |
Entitetet e Audituara |
Praktika nw proces
(në numër). |
Vlera ne 000/lekw, për tarifa të paguara dhe shërbim i pa marrw |
1 | ZVRPP A | 1356 | 5,398 |
2 | ZVRPP B | 833 | 5,340 |
3 | ZVRPP C | 3256 | 13,492 |
4 | ZVRPP D | 548 | 790,0 |
5 | ZVRPP E | 15533 | 55, 269 |
6 | ZVRPP F | 3287 | 9,909 |
TOTAL | 24 815 | 90, 198 |
Shënim: Burimi i të dhënave nga evidencimi gjatë auditiveve , në kushtet e mungesës së një evidence të nxjerrë nga Entitetet përkatëse.
E shtirë në dinamikë kjo gjendje trashëgohet në rritje nga viti në vit për një periudhë prej 5 e më shumë vitesh.
KLSH, nisur nga natyra e punës së ZVRPP-ve si institucione shtetërore, ku veprimtaria e punonjësve të saj realizohet si dhënie shërbimi nëpërmjet kontaktit direkt punonjës-qytetar, auditimin e praktikave në proces, cilësinë, shpejtësinë dhe zbatimin e afateve të aplikimeve në regjistrimin e pasurive të paluajtshme; ka vlerësuar dhe përfshirë këto çështje si drejtime kryesore të programit të auditivit. Për sa sipër, KLSH është mbështetur në konceptin e përgjegjësisë së integritetit se :”Nëpunësit civilë veprojnë me integritet nëse zbatojnë vlerat dhe standardet e një administrimi të mirë dhe të mos korruptimit…” dhe “Një organizatë (ZQRPP) duhet të bëjë gjithçka për të siguruar që personeli i vetë nuk do tundohet..”
Auditimet në këto subjekte kanë treguar se kjo gjendje është e lidhur nga një seri faktorësh me risk, që prekin cilësinë e shërbimit, transparencën e punës së këtyre zyrave shtetërore dhe shmangien e fenomeneve korruptive, prej të cilëve në mënyrë të grupuar përmendim;
a.Grup faktorë që lidhen me të punësuarit, ose shprehur në konceptet apo standardet e auditimit, me risqet dhe rreziqet lidhur me integritetin, (shmangien e punonjësve nga risku i tundimit ndaj interesave të çastit), me nivelin e masat për rritjen e kualifikimit si dhe me zgjatjen e qëndrueshmërinë e marrëdhënies së punës së të punësuarve në këto institucione etj.
Lidhur me këtë grup faktorësh nisur nga gjendja e konsiderueshme e praktikave në proces dhe aplikimeve për regjistrime të pasurive të paluajtshme nga qytetarët, KLSH ka konstatuar në disa ZVRPP, pamjaftueshmëri e nivel të ulët performance dhe transparence të punës ndaj publikut nga;
-mos administrimin në arkiv i dokumentacionit, lejimi i mbajtjes dhe mosdorëzimi i praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata, në kundërshtim me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Administrative dhe me ligjin nr. 9154, datë 6.1.1993 “Për arkivat”,
-mungesw performance si pasoje e pamjaftueshmërisë sw bazës nënligjore aktuale në përmbushje të rritjes së transparencës së zyrës lidhur me shërbimin ndaj publikut dhe forcimit të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm lidhur me integritetin e punonjësve pasi:
– nuk janë ndjekur hapat e duhur ligjor për instalimin e Sistemit të Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e administrimit të dokumentacionit, gjendje kjo në kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, me kërkesat e ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor bë Republikës e Shqipërisë”,
-nga mungesa prej disa vitesh e rregullores së brendshme të Funksionimit të Administratës së ZVRPP-ve, e miratuar nga Kryeregjistruesi, bazuar ne organikat dhe organigramat dërguar nga Kryeministri me urdhrat nr. 196, datë 04.08.2014 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Urdhrin nr. 33, datë 2.4.2013, të Kryeministrit “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, dhe Urdhrave nr. 58, datë 23.04.2009, nr. 33, datë 02.04.2014 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Sistemit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.
Për pasojë nuk ka përcaktim, përshkrime të kryerjes së detyrave, lidhur me ushtrimin e kompetencave dhe mbajtjen e përgjegjësive nga secili specialist sipas sektorëve, Regjistruesit, zv. Regjistrues dhe juristë, lidhur me përgatitjen e evidencave informative në tërësi, shërbimit të IT, data-base të informacionit, lidhur me administrimin e dokumentacionit, trajtimin dhe ndjekjen e ankesave kërkesave të qytetarëve, për mënyrën e marrjes së shërbimit të ofruar qytetarëve, lidhur me vjeljen e opinionit të tyre për cilësinë afatin e shërbimit dhe sidomos lidhur me evidentimin tërësor, raportimin e praktikave në proces evidentimin e afateve të zgjidhjes së tyre, nxjerrjen e përgjegjësisë së zgjatjes dhe shkeljes së afateve, evidentimin dhe ndjekjen periodike të zgjidhjes së pronave të regjistruara me mbivendosje, trajtimin dhe përgjigjen e ankesave etj., pra mungon e nuk është vendosur Sistemi i Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm (SMKB), gjendje kjo në kundërshtim me ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
Gjithashtu, mungojnë dhe nuk janë përcaktuar, shkruar, kushtet e pranimit, testimit fillestar dhe në vlerësim të aftësive profesionale, trajnimit dhe aftësimit të marrjes në punë të punonjësve në ZVRPP.
Rregullorja aktuale nr. 184, datë 8.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, përveç se është një rregullore tekniko ligjore e cila është ende ajo e viteve 1999, e shoqëruar me ndryshime të pjesshme, përveç se duhej përmbledhur e bërë e plotë, por duhet përshtatur me ligjin aktual nr. 33, datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”. Gjithashtu kjo rregullore teknike nuk ka si objekt funksionimin e Administratës së ZVRPP, si njësi e vetme në territorin vendor dhe në kushtet e reja të përditësimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”
Për këtë KLSH ka rekomanduar ZQRPP dhe ZVRPP-të, të ndjekin hapat e duhura ligjore, për vendosjen dhe instalimin e Sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, lidhur me Sistemin e Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm (SMKB) dhe të hartojnë, miratojnë e zbatojnë dokumentet ligjorë:
-Rregulloren e brendshme të Funksionimit të Administratës së ZVRPP, të miratuar nga Kryeregjistruesi bazuar ne organikat dhe organigramat dërguar nga Kryeministri me urdhrat nr. 196, datë 4.8.2014 “Për Disa Ndryshime dhe Shtesa në Urdhrin nr. 33, datë 2.4.2013, të Kryeministrit”; ku të përfshijnë (shkruhen) kushtet e pranimit, testimit fillestar dhe në vazhdim të aftësive profesionale, trajnimit dhe aftësimit të marrjes në punë të punonjësve në këtë ZVRPP, statusi i të punësuarve si dhe përcaktim të kryerjes së detyrave, ushtrimin e kompetencave dhe mbajtjes së përgjegjësive të secilit specialist sipas sektorëve, Regjistruesit, zv. regjistruesve dhe juristëve, detyrimet lidhur me përgatitjen e evidencave, database informacionit në tërësi administrimin e dokumentacionit, si dhe të përcaktohen e vendosen SMKB (Sistemit të Mekanizmave të Kontrollit të Brendshëm) nëpërmjet vënies nën administrim dhe administrimit të dokumentacionit tërësor dhe të praktikave në proces (mos lënia e tyre për kohë të gjatë tek specialistët).
– Të hartojë rregulloren Tekniko-Ligjore të përshtatur e përditësuar me ligjin e ri dhe bazën tjetër ligjore të re të ndryshuar, pasi Rregullorja tekniko-ligjore aktuale nr. 184, datë 8.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, përveç se është një rregullore tekniko ligjore e tejkaluar në kohë dhe me ndryshime të pjesshme, që nuk përshtaten me ligjin aktual.
- Grup faktorë përcaktuar nga risqet dhe rreziqet që lidhen me vetë statusin juridik të ZVRPP–ve, menaxhimin financiar, funksionimin, nivelin e rregulloreve, sistemin e kontrollit të brendshëm, lidhur me administrimin, mbajtjen e dokumentacionit dhe përgjegjshmërinë në dokumentim, përditësimi korrigjimi si dhe zbatimi e vënia në eficcencë e tërë këtij sistemi unik ligjesh, vendimesh, rregulloresh dhe sistemit të mekanizmave të kontrollit të brendshëm sidomos lidhur me dokumentimin e marrjen në dorëzim në fillim të marrëdhënies së punës administrimin gjatë kryerjes detyrës dhe dorëzimin e dokumentacionit, në përfundim të saj.
KLSH lidhur me këtë grup faktorësh dhe nisur nga fakti i konstatuar se në disa ZVRPP, të ardhurat e vjela nga aplikimet e qytetareve duke mbetur praktikat pa zgjidhur dhe në proces, në vlerën mbi 90,198 mijë lekë janë të ardhura të arkëtuara sa kohë që shërbimi-produkt nuk është kryer nga kjo zyrë, ndërsa qytetari ka paguar duke mos marrë produktin- shërbimin e kërkuar, gjendje kjo në kundërshtim me ligjin nr.33, datë 21.3.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” dhe me ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor bë Republikës e Shqipërisë”.
Për vetë natyrën e burimit këto të ardhura janë të pamerituara pasi burojnë nga aplikimet e qytetarëve por që nuk u është dhëne shërbimi i parapaguar. Ky veprim nuk është sistemuar në rrugë të normuar, pra nuk normohet çelja e një llogarie “Kreditorë për shërbime të pa kryera dhe në proces”, ku të evidencoheshin këto të ardhura të marra nga qytetarët për shërbime të pa kryera, si dhe nuk janë arkivuar praktikat në arkiv, duke mos i lënë në duar të punonjësve me afate shumë vite, në kundërshtim me afatin e përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative KPA, si dhe hap pas hapi me sjelljen e dokumentacionit të munguar nga qytetarët, të vazhdonte procedura e tërheqjes së praktikës për përpunim nga arkiva dhe përfundimin (mbylljen) e praktikës me përfundimin e kryerjes së shërbimit ndaj qytetarit. Kjo mënyre të vepruari rrit transparencën, shmang varësinë e qytetarit dhe krijimin e idesë subjektivizmit dhe apo dhe të paragjykimit të shërbimit të kësaj zyre shtetërore ndaj qytetarit taksapagues dhe blerës i shërbimit.
-Dorëzimi dhe arkivimi në arkivë i praktikave në proces menjëherë pas kryerjes së aktverifikimit nga punonjësi përpunues dhe dërgimit apo njoftimit të qytetarit, bashkë me njoftimin ti bëhet e ditur qytetarit se kjo zyrë është kreditore ndaj tij për shumën e paguar dhe shërbimin e pakryer e lënë në proces si dhe dokumentacioni i tij ndodhet i arkivuar pranë ZVRPP, në pritje deri në 1 muaj, pas këtij afati qytetarit aplikues i kthehet shuma e paguar.
Për këtë KLSH ka rekomanduar e kërkuar rishikimin e statusit Juridik të këtij Entiteti vendosjen e një norme, rregulli lidhur me menaxhimin financiar dhe të të ardhurave nga praktikat e papërfunduara si dhe administrimin e praktikave mbetur në proces me synim rritjen e transparencës.
Selfo Zeneli, Kryeauditues, &
Qemal Meta, Auditues i Lartë
Departamenti i Auditimit të Aseteve të Qëndrueshme, Kontrollit të Territorit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.