KLSH: Në farmacitë tregohen edhe ilaçe të skaduara
Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon se në tregun shqiptar qarkullojnë ilaçe të skaduara. Sipas raportit, kjo neglizhencë rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe ka sjellë dëm financiar për buxhetin publik përmes rimbursimit të barnave të parregullta.
Në tregun shqiptar janë hedhur ilaçe të skaduara dhe situata bëhet akoma më alarmante kur, strukturat shtetërore nuk kanë bërë asnjë reagim, megjithëse janë plotësisht në dijeni të kësaj situate.
Kjo neglizhencë ka krijuar kushtet që barnat e skaduara ose pranë skadencës të qarkullojnë në tregun e hapur, të përdoren nga pacientët dhe të rimbursohen nga fondet publike në rastin kur është shitur në farmacitë me kontratë. Sipas KLSH-së kjo situatë përbën fenomen, gjë që do të thotë se është e përhapur gjerësisht në tregun farmaceutik shqiptar.
‘Ky fenomen përbën shkelje të protokolleve mjekësore të përdorimit të barnave dhe bie në kundërshtim me standardet e sigurisë dhe cilësisë’, thuhet në raportin e Auditit, të përfunduar në Tetor 2025.
KOHA JONË SONDAZH

