Koalicioni i PD bëhet “lesh arapi”, pas Arlind Qorit ikën edhe Adriatik Lapaj
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar sot se do të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës.
Edhe Arlind Qori nuk ka pranuar bashkëpunim me PD, ai ka deklaruar se do të kandidojë i vetëm.
Praktikisht ideja e një koalicioni të madh kundër Ogerta Manastirliut ka vdekur. Nuk ka asnjë shpresë apo mundësi që PD me aleatët të mundin PS-në e Edi Ramës, as në Tiranë, pasi nuk krijojnë besim me atë lidership të vjetër që kanë.
Postimi i Adriatik Lapajt:
Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë.
Ja dhe postimi i Arlind Qorit:
“Me votëbesimin e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË dhe inkurajimin e shumë qytetarëve, do të jem kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nëse qytetarët më mbështesin masivisht, zotohem që të gjitha forcat e mia morale, intelektuale dhe fizike t’i ushtroj në dobi të tyre”.
KOHA JONË SONDAZH

