Koçiu: 1200 aplikime për “Paketën e Maleve”, pronat e trashëguara kthehen në mundësi investimi

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se “Paketa e Maleve” synon t’i japë një impuls të ri zhvillimit të zonave malore, duke u krijuar banorëve mundësi për të investuar në pronat e trashëguara dhe për të ngritur sipërmarrje familjare.

Gjatë një takimi me banorë dhe përfituesit e parë të programit në Vau të Dejës, Koçiu tha se kjo nismë synon t’i kthejë tokat e të parëve “nga një vend kujtimesh në një vend mundësish dhe zhvillimi për familjet dhe Shqipërinë”.

Zona bregdetare e Shqipërisë është e zhvilluar dhe një nga zonat më të frekuentuara për turizëm dhe zhvillim ekonomik. Por ne nuk mund t’i lejojmë vetes që zonat malore të mbeten pas. Shqipëria duhet të zhvillohet në çdo cep të saj dhe pikërisht për këtë mendojmë se ‘Paketa e Maleve’ është një shtysë edhe më e fortë për zhvillimin e zonave malore, të ekonomisë lokale dhe për të injektuar më shumë të ardhura në ekonomi”, tha Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, zëvendëskryeministrja bëri të ditur se deri tani janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi në 52 bashki të vendit, ndërsa numri i aplikimeve të miratuara ka kaluar 1 200 aplikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7887 (41.3%)
PD 4580 (24%)
PROTESTA 6651 (34.8%)

Vota totale: 19118