Koçiu: 68 objekte të prishura në Farkë, 18 të proceduar e mbi 1 milion euro gjoba
Prej datës 3 nëntor, në zonën e Farkës ka nisur një operacion intensiv për inspektimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, si pjesë e aksionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, publikoi sot bilancin e javës së parë të operacionit:
68 objekte të inspektuara,2736 m² ndërtime pa leje të shembura, kryesisht vila, Mbi 1 milion euro gjoba të vendosura ndaj subjekteve, 18 persona të proceduar penalisht, prej të cilëve 13 janë inspektorë të mbrojtjes së territorit.
Ministrja theksoi se mesazhi është i qartë: “Askush nuk është mbi ligjin – as pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm, as inspektorët apo funksionarët që kanë abuzuar me detyrën.”
Operacioni do të vijojë pa ndërprerje, duke përfshirë çdo hapësirë publike dhe çdo leje të miratuar që duhet zbatuar sipas ligjit. Qëllimi, sipas Koçiut, është që: “Çdo lekë i investuar nga shqiptarët të kthehet në një pronë me cilësi dhe standarde të merituara, dhe çdo pëllëmbë e zaptuar t’u kthehet qytetarëve dhe komuniteteve.”
KOHA JONË SONDAZH

