Koçiu i dorëzon stafetën Lamallarit, ministri falënderon Ramën: Nderi i jetës, por edhe një përgjegjësi e madhe
Albana Koçiu e cila do të jetë zëvendës-kryeministrja e ardhshme, këtë të premte kaloi stafetën e Ministrisë së Brendshme te Besfort Lamallari, që më herët ka mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë. Koçiu gjatë fjalës së saj falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë për drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe i uroi suksese Lamallarit në detyrën e re.
Kurse Lamallari e kondiseroi besimin e kryeministrit për pozicionin e ministrit të Brendshëm si nderin e jetës, por edhe një përgjegjësi shumë të madhe. Ai shtoi edhe se në Ministrinë e Brendshme do të vijojë puna për të çuar përpara të gjitha punët e nisura.
”Nuk kam fjalë për ta përshkruar privilegjin për këtë ditë sot. Përveçse është nderi i jetës, kjo është edhe përgjegjësi e përbashkët, për të realizuar dhe çuar përpara të gjitha punët e nisura. Jam i bindur që këtu do të gjej një familje dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë, me të cilët ndajmë të njëjtat vlera. Ky është nderi personal dhe besimi i kryeministrit, të cilin unë e falënderoj”, tha Lamallari.
KOHA JONË SONDAZH

