Koçiu i lë “stafetën” Salës tek Ministria e Shëndetësisë: Rrugëtimi më i bukur i jetës sime, ministrja e re do t’i japë hov cilësor punës
Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në QSUT për prezantimin e ministres së re të Shëndetësisë, Evis Salës.
Në krah të kreut të qeverisë, Koçiu tha se të ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë një nga eksperiencat më të bukura.
“Kam një falënderim zemre për të gjithë. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, të prekje këtë sektor jetik. E dimë sa sfida ka shëndetësia, por nuk është momenti për te bërë bilanc, sot është pikënisje. Evis jam e sigurt që do i japë hov cilësor punës, jam e sigurt që do bëni sukses. Ishte rrugëtimi më i bukur i jetës sime”, tha Koçiu.
Kujtojmë që Albana Koçiu tashmë do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, e para grua në krye të këtij dikasteri.
KOHA JONË SONDAZH

