Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë

Lajme E mërkurë, 17 Qershor 2026 11:52
Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke cilësuar këtë process një nga reformat më të thella dhe transformuese në historinë e shtetit shqiptar.

Ajo theksoi se procesi, i nisur gati një dekadë më parë, synoi rindërtimin e besimit të qytetarëve te drejtësia përmes kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të mbi 800 gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë.

“Sot mbyllet një kapitull i jashtëzakonshëm i shtetformimit shqiptar dhe përmbyllet një nga proceset më të thella, më të vështira dhe më transformuese që ka ndërmarrë ndonjëherë shteti ynë. Pothuajse një dekadë më parë, Shqipëria mori një vendim që shumëkush e konsideronte të pamundur: që vetë sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej një rivlerësimi të paprecedentë në historinë tonë kushtetuese. Pak vende kanë ndërmarrë një proces kaq të thellë. Edhe më pak kanë pasur vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ky proces nuk ka qenë i lehtë. Por kostoja e mosveprimit do të kishte qenë shumë më e madhe: vazhdimi i një sistemi që nuk gëzonte besimin e qytetarëve dhe që nuk mund t’i përgjigjej ambicies europiane të Shqipërisë”, u shpreh Koçiu.

Për qeverinë shqiptare sipas Koçiut Reforma në Drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë.
“Ato dëshmuan se vendi ynë është në gjendje të ndërmarrë reforma të vështira, të përballet me interesa të rrënjosura dhe ta vendosë interesin publik mbi çdo interes tjetër. Por Shqipëria europiane nuk ndërtohet vetëm me ligje, institucione apo kapituj negociatash. Ajo ndërtohet kur qytetari beson se ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe se e drejta e tij mbrohet brenda një kohe të arsyeshme”, theksoi Koçiu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndër të tjera, ajo vlerësoi punën e institucioneve të vettingut duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk përfundon me mbylljen e këtij procesi.

“Vettingu ishte një instrument. Nuk ishte qëllimi në vetvete. Qëllimi ishte dhe mbetet një drejtësi e pavarur, profesionale, e paanshme, e përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit. Tani nis prova më e rëndësishme: nëse sistemi do të arrijë ta ruajë vetë standardin që procesi i rivlerësimit krijoi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në emër të Qeverisë shqiptare, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që mbajtën mbi supe peshën e këtij procesi. Për anëtarët dhe administratat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; si edhe për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësuesit e tij, të cilët morën përgjegjësitë e Komisionerëve Publikë në fazën përmbyllëse. Mirënjohje u takon edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan këtij procesi. Për profesionistët që u konfirmuan në detyrë, rivlerësimi ishte edhe një provë publike e integritetit dhe e aftësisë së tyre për t’i shërbyer drejtësisë. Një falënderim i veçantë shkon për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë që e mbështetën këtë proces me ekspertizë, monitorim dhe besim të palëkundur”, u shpreh Koçiu.

Mund t'ju interesojë

Sali Berisha shkon në SPAK

Sali Berisha shkon në SPAK

Para 24 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 52 minutash
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia merr masat: Ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia merr masat: Ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Albana Koçiuvetting
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 7 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 24 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 24 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 32 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.