Koçiu: Synojmë trupë zjarrfikësish të motivuar dhe shërbime moderne

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse në stacionin e ri të Fierit, të konsideruar si një nga modelet më të mira në vend për infrastrukturën dhe kapacitetet operacionale.

Vizita u realizua në kuadër të turit kombëtar me ekipet zjarrfikëse të bashkive, me synim identifikimin e nevojave dhe forcimin e kapaciteteve të MZSH.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi nevojën për standarde të unifikuara dhe krijimin e një trupe zjarrfikëse të trajnuar dhe të motivuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Stacioni në Fier është një model për mënyrën si duhet të funksionojnë shërbimet zjarrfikëse. Synimi ynë është që të gjitha bashkitë të arrijnë të njëjtin standard,” – u shpreh ministrja, duke kujtuar situatat kritike të verës së kaluar që treguan rëndësinë e përgatitjes dhe koordinimit të strukturave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo nënvizoi rëndësinë e një menaxhimi të qendërzuar dhe bashkëpunimit mes emergjencave civile, policisë, FA dhe urgjencës mjekësore, si dhe domosdoshmërinë e pajisjeve moderne dhe trajnimave të vazhdueshëm për zjarrfikësit.

“Është thelbësore të dëgjojmë sugjerimet e profesionistëve në terren, sepse puna juaj është frymëzim dhe meriton vëmendje të përditshme,” – shtoi Koçiu.

Gjatë inspektimit u vizituan ambientet e reja, përfshirë kullën e stërvitjes, dhe u diskutua mbi krijimin e një strukture më të qartë karriere dhe stimulime më të forta profesionale.

Takimi u mbyll me angazhimin për të çuar përpara reformën e shërbimit zjarrfikës, duke e bërë atë më efikas, më të koordinuar dhe më të gatshëm për t’u përballur me emergjencat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?