Koço Kokëdhima u jep “notën” dy konkurentëve të “The Voice 6” (FOTO)

Drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, njihet për lidhjet e ngushta me muzikën. Qoftë edhe prej faktit se vajza e tij e madhe, Besa, është një këngëtare e afirmuar në skenën shqiptare dhe fituese e shumë çmimeve të rëndësishme në festivale.

Por kësaj radhe, Kokëdhima, nuk është mjaftuar vetëm me vlerësimin e muzikës, por edhe të interpretuesve. Dhe ata janë dy të rinj të talentuar që çdo të premte i kemi parë në “Thë Voice 6”. Bëhet fjalë për Aldon dhe Anxhelën, dy konkurrentët që janë pjesë e skuadrës BESA dhe që po mahnitin publikun me intepretimet e tyre live në skenë.

Kokëdhima, pas takimit me Aldon dhe Anxhelën, shpreh në profilin tij në Facebook mbresat për ta, duke u shprehur se ata janë njëri yll dhe tjetri thesar dhe se ata kanë bërë krenarë të gjithë dhe jo traineren e tyre, Besa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statuset e Kokëdhimës në “Facebook”

Swiss Digital Mobile Reklama

Aldo, ky yll i “The Voice 6”

Aldo është një fenomen 17-vjeçar që ëndërron një karrierë të begatë. Ky zë ndërkombëtar e plot aftësi, sharmi i tij skenik, talenti i lindur prej performuesi, stili i tij koherent dhe dashuria e madhe që ka në zemër, e bëjnë Aldon shembullin më tipik të yjeve që Shkodra ka nxjerrë ndër vite. E ardhmja e tij rezervon po aq surpriza sa surpriza ai i rezervon publikut. Aldo është gjithashtu një zbulim që Besa ka krenarinë ta ndajë me të gjithë ne.

Anxhela është një thesar

Anxhela, një talent i rrallë, një vajzë kaq e dashur, edhe pse jeta shpesh nuk ka qenë njësoj e dashur me të. Si fuqia e saj vokale, ashtu edhe fuqia e shpirtit, e sollën Anxhelën në krye të këtij udhëtimi në “The Voice 6”. Revolta në tingullin e saj unik, puna e palodhur në teknikën e saj, bota artistike e reflektuar në performancat dhe sjelljen në skenë, mirësia e pozitiviteti i saj, e bëjnë Anxhelën një thesar të muzikës dhe një zbulim për të cilin Besa dhe ne ndihemi shumë krenarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?