“KOHA JONE”,ndër 24 vitet e saj,nëpërmjet fotove

Gazeta “Koha Jonë” është e para gazetë e pavarur dhe private në Shqipëri, e cila është themeluar me datë 11 Maj 1991 në qytetin e lashtë të Lezhës. Themelues i saj është Nikoll Lesi. Por gazeta ka patur si bashkedrejtues te pare gazetaret Nikoll Lesi dhe Zef Shtjefni. Gazeta filloi botimin një herë në javë si gazetë lokale e rrethit të Lezhës , duke u kthyer brenda një viti në një gazetë të kërkuar e ku në vitin 1994 u bë gazeta më e madhe, e përditshme e Shqipërisë dhe arriti kulmin në ngjarjet e vitit 1997 në 82 mijë kopje të shitura në ditë.

Në korrik 1992 Nikoll Lesi i fali Aleksandër Frangaj 40 për qind të pronësisë së gazetës, ku avokat i ketij veprimi ishte avokat Spartak Ngjela. Gazeta u bë me stafin më kurajoz e profesionistë në vend. Periudha më e vështirë , por më e sukseshme e kësaj gazete, mbeten vitet 1992-1997, ku jo vetëm ishte një gazetë profesioniste e kurajoze, por edhe u shndërrua në një “universitet “ të medias shqiptare për atë kohë.Gjatë kësaj periudhe media “ Koha Jonë” nxori në treg edhe gazetat “ Sport Ekspres” dhe “AKS”.

Ndaj gazetës “Koha Jonë” pati arrestime të kryeredaktorit dhe zv/kryeredaktorit të saj, ndjekje penale kundrejt drejtorit dhe rrahje e burgosje të gazetarëve nga pushteti i kohës. Kulmi arriti natën e 2 mars 1997 kur forcat qeveritare qëlluan me armë dhe dogjën krejt redaksinë e gazetës “Koha Jonë” dhe ajo nuk doli në treg për 40 ditë. Në 31 janar 1997 Aleksandër Frangaj vendos të largohet edhe nga pronësia e gazetës dhe ia shet aksionet e tij, të dhuruara nga Nikoll Lesi, po Nikoll Lesit. Nga viti 1997 deri me datë 7 mars 2007 Nikoll Lesi vazhdon të jetë botues i “Koha Jonë”.

Gjatë kësaj periudhe Lesi, përveç gazetës “Koha Jonë”, “Sport Ekspres” dhe “AKS” nxjerr në tregun mediatik një radio dhe televizion ose siç quhej atëhere RTV KOHA. Me 7 Mars 2007 Nikoll Lesi largohet nga media për t’iu përkushtuar politikës si deputet dhe ia shet 100 përqind të aksioneve të gazetës “Koha Jonë” Aleksandër Frangaj, ndërkohë mediat e tjera ua shet personave të tjerë. Por surprizat dhe çuditë nuk vonojnë dhe me datë 17 Tetor 2013 Aleksandër Frangaj njofton se heq dorë përfundimisht nga pronësia në gazetën “ Koha Jonë” . Nikoll Lesi e blen gazetën të cilën e themeloi në Lezhë në vitin 1991, duke u kthyer në media, falë edhe eksperiencës që krijoi në politikë duke qenë 12 vjet deputet në parlament.

  Në multimedian “KOHA JONË” kanë punuar emrat më të mëdhenjë të medias shqiptare: Nikoll Lesi, Martin Leka, Aleksandër Frangaj, Ben Blushi, Frrok Çupi, Teodor Keko, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja, Sokol Balla, Filip Çakuli, Arian Çani, Mimoza Dervishi, Adi Krasta, Mimoza Picari, Kiço Blushi, Rezart Xhaxhiu, Anila Basha, Enton Abilekaj, Henri Çili, Rudina Xhunga, Arta Marku, Jonila Godole, Lorenc Vangjeli, Skender Minxhozi, Bledar Zaganjori, Mentor Kikia,Keida Kostreci, Andi Bejtja, Alfred Peza, Anila Jole, Aleksandër Çipa, Juli Krisafi, Eriona Shehu, Fatos Baxhaku, Arban Hasani, Ilir Babaramo, Esmeralda Gjoka, Vladimir Prela, Gent Shkullaku, Fatmir Meneri, Edi Lesi, Ylli Pata, Alban Dudushi, Sokol Bregu,Roland Qafoku, Gerti Çarçani, Arben Rrozhani, Mikel Janku, Zef Shtjefni, Marash Mirashi, Gavrosh Levonja,Gezim Nushi, Tritan Kokona, Emin Barçi, Auron Sulo, Zamir Alushi, Arben Vata, Erli Murati, Ilir Gjoni, Xhovani Shyti, Enkel Demi, Tonin Çobani, Alfons Zeneli, Edmond Kaçeli, Ylli Dylgjeri, Dritan Kaba, Agim Xhafka, Milto Baka, Vehab Kaba, Adriatik Dosti, Eglantina Nasi, Albina Gjergji, Edmond Arizaj, Manjola Zeka, Roland Zili, Urim Bajrami, Agim Neza, Qamil Xhani si dhe disa të tjerë.

Botues i gazetës “Koha Jonë” është Nikoll Lesi.

SHKARKO APP