Kokaj: Protesta i ka arritur qëllimet, detyruam Marta Kos që t’i impononte qeverisë pranimin e kërkesave tona
Aktivistja dhe bashkë-organizuesja e protestës, Luçiana Kokaj gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë në këtë ditë të 46 të qëndresës, tha se protestat që po zhvillohen në Tiranë, i kanë arritur qëllimet për të cilat nisën.
Kokaj tha se protestat në Tiranë bënë që Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, t’i vendosë detyrimin qeverisë për pranimin dhe shqyrtimin e disa prej kërkesave të protestuesve.
”Qeveria vazhdon çdo ditë me propagandën e saj, por protesta i ka arritur shumë qëllimet, pasi Marta Kos u detyrua që t’i vë detyrim qeverisë pranimin dhe zbatimin e disa prej kërkesave. Kjo është një fitore e madhe për ne. Ia kemi dalë më së miri dhe do ja dalim çdo ditë e më shumë. Anulimi i ligjit 21/24 do jetë fitorja jonë e parë, por beteja jona do mbarojë kur këta të shporren”, tha Kokaj.
KOHA JONË SONDAZH

