
Qytetarja dhe aktivistja Luçiana Kokaj, e ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat” me Nikoll Lesin, u shfaq me bluze simbolike ku është stampuar fotoja e Klevi Metajt, që u përball me 6 efektivë i vetëm në ditën e parë të protestës studentore. Ajo u bëri thirrje prindërve dhe qytetarëve shqiptarë të bashkohen në shesh në mbështetje të protestuesve të rinj. Kokaj denoncoi edhe kufizimin në farmaci për të blerë ujë fiziologjik me shumicë.