KOKSH, 10 sportistët më të mirë të vitit 2015!

 

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpalli 10 sportistët më të mirë shqiptarë për vitin 2015.

Ne një ceremoni gala, vlerësimi i KOKSH u bë  në bazë të rezultateve të arritura nga sportistët në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajka e sportit shqiptar për këtë vit është përzgjedhur nga 10 sporte të ndryshme. Ata janë flamurtarja e lojërave olimpike evropian në Baku të Azerbajxhanit, atletja Liza Gega. Ne futboll u përzgjodh një nga lojtaret më të mirë aktual të Skënderbeut Sabien Lilaj. Sportistet e tjerë fitues janë: boksieri Arjan Kajoshi, peshëngritësi Briken Calja, ne basketboll Red Vogli, ne volejboll Anton Qafarena, ne taekëondoo Ergest Aliu, ne sportin e xhudos Jon Vrenozi, ne not Nikol Merizaj dhe ne çiklizëm Redi Halilaj. Ne ketë ceremoni morën pjese sportiste, trajnerë personalitete te sportit drejtues federatash. Për talentët, u premtua me shume mbështetje ne te ardhmen, ku siç dihet vëmendja me e madhe është Olimpiada Rio 2016.

SHKARKO APP