Komisionerja e BE për zgjerimin: Së shpejti 200 milionë euro për Shqipërinë e Malin e Zi
Pak para nisjes së mbledhjes mes 27 ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, me homologët e Ballkanit Perëndimor, Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, tha se Bashkimi Evropian do të disbursojë së afërmi 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi në zbatim të Planit të Rritjes, plan për të cilin tha se po ecën gjithcka mirë.
“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete sa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA.
Ndërkohë po përgatisim Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën evropiane”, u shpreph ajo për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

