Komisioni Evropian kërkon që Kuvendi të veprojë për imunitetin e Ballukut, PD: Po bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës

Komisioni Evropian i kërkon Kuvendit të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas këtij qëndrimi ka reaguar kreu i grupit parlamenar i PD, Gazment Bardhi. Ai thotë se kreu i Kuvendit për 8 javë me radhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit të Ramës.

”Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit Europian dhe shpreh mirënjohjen për nxitjen e autoriteteve shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë.

Qëndrimi i Komisionit Europian që: “Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë PA VONESË kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”, është një apel i drejtëpërdrejtë për Kryetarin e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të keq, Kryetari i Kuvendit për 8 javë me radhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit politik të Edi Ramës për ta shndërruar Kuvendin në bunker të korrupsionit qeveritar. Ripërsërisim qëndrimin tonë që sot është momenti që Kryetari i Kuvendit të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?