Komisioni i Ekonomisë miraton projektligjin për borxhin nga BERZH

“Komponentët janë: 30 milion euro për furnizimin me energji që do i jepen KESH-it për të përballuar të papriturat e motit. Komponenti i dytë do të shkojë për 30 mijë matësa dhe rehabilitimin e nënstacioneve. OSHEE-së do i jepen 83 milion dollarë.
Komponenti i tretë lidhet me përmirësimin e matjes për OST-së me vlerë 20 milionë dollarë. Komponenti i katërt lidhet me menaxhimin e përgjithshëm 6.7 milion dollarë.
Projekti është shumë i rëndësishëm për sistemin. Vjen në një moment kritik dhe zgjat 5 vjet, për periudhën 2015-2019. Në total kredia zgjat 22 vjet. Norma e interesit është praktikisht e ulët, 1.2 % në vit”, ka deklaruar zëvendësministri i Energjisë, Bejtja.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni i Ekonomisë i ka dhënë OK draftit që mundësinë huan e BERZH.

SHKARKO APP