Komisioni për Reformën Territoriale mblidhet të premten, PD s’ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i bën thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë sa më shpejt emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që miratimi i tyre të bëhet në seancën plenare të së enjtes.

Të premten pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, që do të shënojë nisjen zyrtare të punës për ndarjen e re administrative të vendit. Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar emrat e saj për përbërjen e Komisioneve të Posaçme, gjë që mund të ndikojë në ritmin e nisjes së punës së tyre.

Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale u votua në Parlament me 115 vota pro dhe 3 kundër të deputetëve Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi. Në këtë Komision socialistët kanë 8 karriget e radhëve të maxhorancës, ndërsa demokratët kanë mbajtur 6 vende dhe ia kanë lënë dy aleatëve të tyre, një Fatmir Mediut dhe një Partisë së Lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?