Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit, flet Tabaku: Opozita jashtë procesit të negociatave me BE-në

Këtë të martë po mbahet takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Takimi u bashkëkryesua nga kreu i grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, tha se mazhoranca ka përjashtuar opozitën nga procesi i negociatave më Bashkimin Europian. Për të vetëm seanca e ditës së djeshme ishte normale dhe se gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar në Kuvend.

”Në letër i kemi hapur negociatat, por është proces që po shoqërohet me mungesë transparence, opozita, shoqëria civile jashtë dialogut. Vetëm pak kohë më parë u njoftua nga Asambleja e PS riformatimi i kuvendit, pa u marrë mendimi i opozitës. Vetëm dje kemi patur seancë normale. Të gjitha kërkesat e opozitës janë rrëzuar, më vjen keq ta them por ky është regres institucional. Një sërë investimesh kundër frymës së BE, nga aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?