Konferenca e IX Ndërqeveritare, komisionerja Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit, gjatë Konferencës së 9-të, ku sonte u mbyllën edhe 3 grupkapituj të negociatave.

Ajo theksoi se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur mbështetje për zgjerimin e bllokut, ndërsa siguroi se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë gjatë gjithë mandatit të saj, deri në përfundimin e procesit.

“Universitetet shqiptare janë pjesë e kërkimit europian. Përgëzime të gjithë miqve tanë shqiptarë për punën e tyre dhe për këtë arritje. Ne mbështetemi te Shqipëria për të vazhduar për të këmbëngulur në reforma thelbësore. 94% e qytetarëve mendojnë se zgjerimi do të sjellë më shumë avantazhe. Udhëheqja politike dhe mbështeteja publike janë përtej dyshimit, një recetq shumë e fortë për sukses. Është në dorën tuaj që të jepni rezultate për qytetarët shqiptarë. Do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim”, tha Kos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?