Konferenca e Kartës së Adriatikut në Tiranë, gjenerali amerikan: Shqipëria ka udhëheqje të vërtetë në rajon

Tirana mikpriti këtë të mërkurë Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5). Konferenca u bashkëkryesua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Shqipërisë, Arben Kingji, shefi i Shtabit të FA të Bosnjë-Hercegovinës Gojko Knezevic dhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Në fjalën e tij, gjeneral Grynkewich tha se Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kanë treguar udhëheqje të vërtetë në rajon. Ai iu bëri thirrje dy vendeve që të vazhdojnë dhe të tregojnë angazhim për çuarjen përpara të sigurisë dhe stabilitetit nga të cilët të gjithë përfitojnë. Grynkewich tha më tej se SHBA-Karta e Adriatikut është një forum i pazëvendësueshëm për të vazhduar dialogun strategjik drejt një Evropë të lirë, të sigurt dhe të begatë.

”Marrëdhëniet e qëndrueshme të krijuara përmes Programit të Partneritetit Shtetëror janë jetike për sigurinë evropiane”, tha ai. I ndalur tek nënshkrimi i deklaratës së përbashkët gjatë konferencës, Grynkewich tha se ky “dokument riafirmon angazhimin tonë për një vizion të përbashkët për Evropën Juglindore dhe thekson rëndësinë e koordinimit të ngushtë për sigurinë rajonale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij gjenerali amerikan tha se duhet të punojmë që shpenzimet për mbrojtjen të shndërrohen në aftësi të vërteta. ”Kombet tona rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ne duhet të bëjnë hapa të mëdhenj në modernizimin ushtarak, të punojmë së bashku për të siguruar që këto investime të shndërrohen në aftësi të vërteta”, theksoi ao.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Kjo kërkon përqendrim të vazhdueshëm në përmirësimin e ndërveprueshmërisë, ndërtimin e gatishmërisë dhe zhvillimin e marrëveshjeve mbështetëse. Pas dëgjimit të të gjitha diskutimeve optimiste sot, jam i bindur se mund t’i arrijmë këto qëllime”, u shpreh Grynkewich. Gjenerali amerikan tha se grupi i punës për zbatimin ka një program pune rigoroz për vitin e ardhshëm për të siguruar që të përmbushim kërkesat e së nesërmes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?