Konferencës së Tiranës, kur komunizmi hante bijtë e vetë

DOSSIER Nga Skifter Këlliçi

(vijon nga numrat e kaluar)

Pasi shtypi me kërcënime vrullin dhe entuziasmin që përshkoi diskutimet e mësiperme në Konferencën e Tiranës, Enver Hoxha ua la radhën disa hijenave, deri atëherë të tulatur , të cilët, duke marrë zemër nga thirrja që u bënte ai, u ngritën për të dëshmuar se ishin besnikë të tij. Sepse, në fakt, kështu kishin qenë, dhe të tillë mbetën, ndonëse disave prej tyre diktatori, megjithatë, ua hëngri kokat më pas.  Por, edhe ata që kishin duartrokitur e brohoritur gjatë ditës së parë, ata që kishin bërë pyetje e, për më tepër që kishin diskutuar, tani heshtnin dhe dëgjonin ata që iu kundërvunë veçanërisht Niazi Jahos, Vehip Demit, Nesti Zotos, Vangjush Vincanit dhe Iljaz Ahmetit.   Ndër të parët prej tyre ishte Ramiz Alia, anëtar i Komitetit Qendror dhe ministër i Arsimit. Në diskutimin e tij ai tha plot zell dhe servilizëm:

“Demokracia ka kufi. Është në interesin e Partisë, derisa nuk preken interesat e partisë…Por, kur preket interesi i Partisë e të tjera, mendoj se nuk ka të bëjë me demokracinë e brendshme të partisë. Një gjë e tillë, më duket mua, ka të bëjë me diskutimet e shtrembëruara të këtyre shokëve. Për shembull, Nesti Zoto, duke folur në emër të organizatës bazë të partisë së Kinostudios “Shqipëria e re”, thotë se gjendja e masave punonjëse është e mjeruar. Kjo është vepër armiqësore. Kjo është kundër interesave të partisë”.  Pra, sipas këtij lakeu të Enver Hoxhës, që në atë kohë nuk ishte veçse 31 vjeç, të shprehje një të vërtetë, siç ishte gjendja e rëndë ekonomike e popullit, qenkësh vepër armiqësore?!. . . Dhe dihet se si u shpërblye më pas Ramiz Alia, i cili, falë mbështetjes së diktatorit arriti të bëhej shumë shpejt kandidat i Byrosë, byroist, dora e djathtë e Enver Hoxhës dhe më pas trashëgimtar i “fronit” të tij.

Kështu, pas këtyre diskutimeve të besnikëve të Partisë, që përmendëm më sipër, kur e tërë salla ndodhej nën trysninë e plotë të tij, diktatori nisi gjyqin mizor kundër rebelëve, që tashmë ishin armiq.  Megjithatë, në librin e tij “Jeta ime”, botuar më 2010, Ramiz Alia, duke u ndalur në ngjarjet e Konferencës së Tiranës, tregohet disi i hapur dhe i i bën edhe kritikë të tërthortë Enver Hoxhës, kur shkruan: “Udhëheqja e Partisë, (nënkuptohet Enver Hoxha, S. K), nuk bëri diferencimin e nevojshëm. Goditja që iu dha delegatëve fajtorë u shtri edhe në mjaft njerëz të cilët realisht nuk ishin kundër Partisë dhe vijës së saj. Nuk ishte hera e parë dhe e fundit që bashkë me të “thatin”, digjej dhe “i njomi’. Jam i bindur se për këtë veprim të pamatur kanë ndikuar negativisht udhëheqësit kryesor të Sigurimit të Shtetit me zellin e tyre të tepruar kundër “armiqve” dhe prirjen për t’i bërë qejfin Enverit, të cilët gjoja e mbronin nga “komplote” dhe “atentate” të armiqve të ndryshëm. Kjo ndikonte te Enveri, i cili, me të drejtë, (në shumicën e rasteve) dhe pa të drejtë, e kishte të theksuar dyshimin ndaj ccdo gjëje që vinte nga tistët, ashtu sicc kishte më pas edhe më të theksuar për sovjetikët. Një farë paranoje sipas meje e justifikuar” (Faqe 199 e librit).

Pohime të qarta këto, që dëshmojnë katëcipërisht se Enver Hoxha ishte bërë paranojak dhe si pasojë edhe aktet që përshkruam, ishin veprime të një paranojaku, të cilat, sicc dihet, me kalimin e viteve u bënë më të theksuara tek ai deri sa ua hëngri kokat dhe shokëve më të ngushtë në Byronë Politike.  Në bankën e të akuzuarve u vu i pari Vehip Demi. Dhe tamam ata që me aq hare e duartrokitën ditën e parë diskutimin e tij, i drejtojnë pyetje, vetëkuptohet të parapërgatitura ose të imponuara nga frika dhe kërcënimet e diktatorit.  “A ka qenë i përgatitur më parë diskutimi?”, -është një pyetje që i bëhet atij nga salla.  “Diskutimi ka qenë i përgatitur, -përgjigjet Vehip Demi. -Diskutimin e kam parë me sekretarin e partisë, Skënder Tupen, Sofokli Afezollin dhe Dhori Ninin”.  “Për udhëheqjen e Partisë sonë shpifje të tilla të poshtra thotë vetëm BBC-ja e Londrës, -i kundërvihet Beqir Balluku, -që flet edhe për varfërinë e popullit tonë dhe këtë e nxjerr dhe Vehip Demi”.  “Kur unë u ngrita e diskutova, -mbrohet Vehip Demi, – u duartrokita nga shumica, ndërsa tani po më bëhen pyetje nga ata që më duartrokitën”.

Çfarë mund të bëjë tjetër Vehip Demi, veçse të dorëzohet dhe të detyrohet të bëjë autokritikë për ato që kishte shprehur aq çiltërisht në familjen komuniste, midis shokësh që e kishin përgëzuar e tani detyroheshin t’i kthenin shpinën. E njëjta gjë ndodhi edhe me Nesti Zoton, Niazi Jahon, Iliaz Ahmetin, Vandush Vincanin. Të tërë u detyruan të bënin autokritikë, madje të rreptë, kur kishin bindjen më të thellë që nuk kishin bërë gjë tjetër, veçse kishin përçuar në konferencë dëshirat dhe mendimet e shprehura në mbledhjet e organizatave bazë të partisë që i kishin zgjedhur, mendime që ishin edhe të vetë masave të popullit.

Megjithatë, Nesti Zoto mbrohet kur thotë: “Disa pyetje këtu në konferencë janë bërë dhe nga organizata bazë e partisë në Kinostudio dhe në lidhje me këto pyetje, në mos gaboj, kanë folur rreth 12 diskutantë. Por unë dua t’i them konferencës se mua këto pyetje m’i dhanë të përgatitura dhe më thanë t’i shtroj në konferencë”.  Kështu ai pohon katërcipërisht se nuk sillte mendimin e tij vetjak, por të tërë komunistëve të këtij institucioni, të cilët ishin të shqetësuar për shumë probleme, zgjidhjen e të cilave e shihnin vetëm duke ia shprehur haptas partisë, ashtu siç porosiste shoku Enver edhe në artikullin e botuar në gazetën “Zëri i Popullit” me titull “Marksizëm-leninizmi mëson se populli është krijuesi i historisë” (13 prill1956). Sigurisht që edhe Fiqrete Shehu, sekretarja e parë e Komitetit të Partisë së Tiranës, nuk mund të mbetej pas. Edhe ajo u detyrua të bënte një autokritikë të rreptë: “Kjo tregon, -shpjegon ajo, -se ne, anëtarët e byrosë, e kemi humbur vigjilencën e partisë dhe nuk kemi mundur të zbulojmë armiqtë e vërtetë që përgatitën shpifjet kundër partisë sonë. Dhe unë kam përgjegjësi shumë të madhe”.

Në kohën që tashmë viktimat që po cilësoheshin si armiq të partisë edhe nga diskutuesit në sallë, po sulmoheshin, siç thamë nga Ramiz Alia e të tjerë si ai, Enver Hoxha tashmë ngadhnjimtar, dëgjonte. Ia kishte arritur qëllimit. Konferenca e përgatitur prapa krahëve të Partisë nga elementë armiq, kishte pësuar një kthesë të rrufeshme vetëm falë tij. Shprehja “prapa krahëve të partisë” u bë shprehje tipike e Enver Hoxhës edhe pas përfundimit të Konferencës së Tiranës. Dhe kjo kishte si qëllim që të vërtetonte se e tëra kjo ishte vazhdë e një komploti të organizuar. Mirëpo e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Këtë e vërteton më së miri vetë Beqir Balluku, i cili në diskutimin e tij tha: “Ku u dukën pikëpamjet antiparti? Vetëm në Ministrinë e Industrisë? Jo, një gjendje e tillë ka ekzistuar me kohë në organizatat e Kinostudios, Radio Tiranës, Importit”.

Jo vetëm kaq: Nga diskutimet që u bënë në konferencë, një gjendje e tillë, pra, ku shpreheshin ato pikëpamje që tashmë janë të njohura nga lexuesit dhe që u quajtën armiqësore nga diktatori Hoxha, ekzistonte edhe në gazetën “Bashkimi”, “Puna”, në institucione të tjera, madje edhe te “Zëri i Popullit”, siç u pa fare qartë edhe në diskutimin e Adriatik Kananit, delegat i organizatës bazë të partisë së kësaj gazete. Por një gjendje e tillë, siç do ta shohim më poshtë, ishte dhe lart, në Komitetin Qendror të Partisë.

Në ditën e gjashtë të Konferencës së Tiranës, pra, më 19 prill 1956, presidiumit i erdhi një letër e nënshkruar nga komunisti M. T. , i cili ishte edhe ai delegat në konferencë, që ruhet në dosjen përkatëse të kësaj konference në Arkivin e Shtetit, në Tiranë. Në këtë letër ai përshkruan një takim që kishte pasur në shtëpinë e tij me dy punonjës të Komitetit Qendror, Vandush Vincani dhe Mymtaz Shehu, dy miq të tij të ngushtë, të cilët i kishte ftuar për darkë.

“Në bisedë e sipër, -i shkruan ai presidiumit në këtë letër, – ata më thanë se në një mbledhje që kishin bërë në aparatin e Komitetit Qendror, ishin bërë shumë pyetje nga mjaft shokë e shoqe që kishin qenë poshtë e kishin sjellë mjaft pyetje. Të nesërmen shoku Vandush kish qenë i thirrur nga shoqja Nexhmije Hoxha dhe kishin biseduar rreth mbledhjes dhe çështjeve të tjera që ishin ngritur atje. Shoqja Nexhmie, siç më tha shoku Vandush, i kish thënë se pyetje për çështje të tilla mund t’i kenë bërë njerëz të pakënaqur ose të paqartë. Vandushi i kishte thënë se këto çështje u ngritën dhe nga organizatat e partisë në rrethe, (ai kish qenë ato ditë në Shkodër), pra, formojnë probleme për Partinë. Veç kësaj, Vandushi më tha se poshtë flitet mjaft për furnizimin e Bllokut për disa shokë.

“Unë atë që kam, -tha Vandushi, -ashtu siç mendoj dhe pa droje, do t’ia them Partisë, jo për gjë, por që të jem i qartë dhe vetë”. Siç shihet, komunisti M. T. , duke parë si po rrokulliseshin ngjarjet në konferencë, kur shoku i tij, Vandush Vincani, i duartrokitur në sallë nxehtësisht si diskutuesit e tjerë, u sulmua pastaj nga Enver Hoxha e më pas të trembur, edhe prej atyre që e kishin duatrokitur, në mënyrë që t’i dilte përpara çdo të papriture në ndonjë mbledhje partie, ku mund të pyetej se përse nuk ia kish shfaqur më parë Partisë ato që të kishte shprehur shoku i tij , i shkruan këtë letër presidiumit të konferencës.

Mirëpo, pikërisht kjo letër zbulon një të vërtetë shumë të madhe, që Nexhmije Hoxha, pra, e shoqja e diktatorit, ishte informuar që më parë se ç’thuhej në popull madje, për më tepër, në mbledhjet e organizatave të partisë në rrethe, për problemet e mësipërme.  Si pasojë thënia se “…kjo gjendje u përgatit prapa krahëve të Partisë, që Enver Hoxha e shpreh këtë radhë nëpërmjet gojës së Beqir Ballukut” është një shprehje paa snjë bazë. Enver Hoxha, është e qartë që ishte njoftuar nga e shoqja për ato që i kishte shprehur Vandush Vincani, pavarësisht se ajo i cilësonte këto thënie si shprehje të elementëve të pakënaqur ose të paqartë.

Jo vetëm kaq, por Mymtaz Shehu, në një bisedë që kam pasur me të vite më parë për këto çështje, më 1995, më ka thënë se disa ditë pas Kongresit të 20-të, ai së bashku ne Foto Çamin, Vangjel Moisiun, Hamit Beqjen etj. , edhe ata punonjës të aparatit të Komitetit Qendror, kishin shkuar me shërbim në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku në organizatat bazë të partisë atyre u ishin bërë të njëjtat pyetje që ishin ngritur më pas në Konferencën e Tiranës.

Ishte kjo arsyeja që ata me t’u kthyer në Tiranë kishin hartuar një relacion, të cilin ia kishin paraqitur Nexhmije Hoxhës. Nuk kishin kaluar veçse pak ditë dhe ajo u ishte përgjgjur atyre se lidhur me çështjet që ata ngrinin në relacionin e tyre, shoku Enver po përgatiste një artikull. (Eshtë fjala për artikullin e botuar më 13 prill, në gazetën “Zëri i Popullit” që e kemi cituar disa herë), ku ai në fakt u shmanget plotësisht atyre.  Me sa dukej, diktatori mendonte se me këtë artikull, masa e komunistëve të thjeshtë do të kënaqej dhe në Konferencën e Tiranës do të mjaftohej me pyetje dhe diskutime që i preknin ato sa për të kaluar radhën. Mirëpo këtu Enver Hoxha, siç e pamë, kishte gabuar shumë rëndë, dhe u ndodh kështu para të papriturash krejtësisht të pakëndshme për të dhe Byronë Politike që drejtonte.

Ndaj iu desh që të tregonte fytyrën e tij të dytë prej udhëheqësi hipokrit dhe tiran, që të mbyste zërin e komunistëve që i ngritën me çiltërsi problemet që i shqetësonin dhe për të cilat e paguan tepër rëndë. Kjo u duk qartë në rezolucionin e Konferencës së Tiranës dhe në artikullin “Të ruajmë dhe të forcojmë unitetin e Partisë”, (“Zëri i Popullit”, 25 prill 1956), ku arrihet në konkluzionin se “kjo punë armiqësore përgatitej prapa shpinës së partisë dhe nxitej nga elementë antiparti”. Veç kësaj, rezolucioni i përcakton këta elementë me shprehjen: “…që kanë qenë kurdoherë në opozicion me vijën e partisë dhe në pozita të theksuara armiqësore, si Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo Islami, Peco Fidhi”. Duhet thënë se në karakterizimin e Pëllumb Dishnicës Enver Hoxha është kontradiktor.

“Mund të grijë një farë Hulusi Spahiu në legatën jugosllave, -thotë ai në konferencë, -që pasi pi e bëhet xurxull, flet kundër partisë…Njerëz të tillë nuk e duan miqësinë e popullit tonë me Jugosllavinë”.  E çuditshme! Pra, Hulusi Spahiu paskësh qenë kundër miqësisë me jugosllavët, në një kohë kur në veprën “Titistët” ai cilëson punonjësit e legatës jugosllave si nxitësit e ngjarjeve që ndodhën në konferencë. Kundërtor tregohet diktatori edhe kur sulmon ashpër Nesti Zoton, të deleguarin e organizatës bazë të partisë së Kinostudios “Shqipëria e re” në këtë konferencë.  “Duhet të vijnë këtu shokë jugosllavë, -shprehet ai në konferencë, -të piqen me njerëzit tanë, -në frymën e re, të shëndoshë, të vemi edhe ne, të shohim si janë organizuar ata atje. Por, nëse Nesti Zotos nuk i mbushet mendja që nuk po ecet shpejt në përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, të thotë ai se ç’duhet bërë më shumë. Unë vetë kam folur me ministrin jugosllav dhe i kam thënë të na dërgojë sa më shumë filma jugosllavë”. “Ne duhet të marrim sa më shumë filma nga ju dhe shfaqja e filmave do të luajë një rol të madh për çështjen e miqësisë. Ky është vullneti ynë”.

Po me këtë frymë ai flet disa javë më pas në Kongresin e 3-të të Partisë, përsa u përket marrëdhënieve me Jugosllavinë, duke bërë, siç kemi theksuar, edhe autokritikë dhe duke pranuar dhe faje ndaj miqve jugosllavë.  Mirëpo, kur këto marrëdhënie do të keqësoheshin përsëri dhe, për më tepër më 1961 do të prisheshin edhe marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha do ta cilësonte Konferencën e Tiranës si një komplot të organizuar nga udhëheqja jugosllave, nëpërmjet legatës së saj në Tiranë. Ndaj, te vepra “Titistët” ai shkruan: “Po ashtu, qysh ato ditë arritëm në konkluzionin e drejtë se ishte platforma revizioniste e Kongresit të 20-të ajo që i kishte frymëzuar dhe i kishte nxitur udhëheqja jugosllave si dhe agjentët e saj brenda nesh në këtë tentativë armiqësore. (“Titistët”, faqe 547).

Sipas tij, organizuesi kryesor i këtij komploti ishte Mehmet Shehu, i cili e kishte nisur veprimtarinë e tij komplotuese dhe të grupit tij armiqësor që në Konferencën e Tiranës. (Po aty, faqe 548). Ai nuk mjaftohet me kaq, por i bashkangjit më pas Mehmet Shehut dhe pjesëtarët e tjerë të këtij grupi armiqësor, ku bënin pjesë edhe Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Lambi Ziçishti.

 “Ata të dënuar me vdekje, bashkë me armiq të tjerë, duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga zbulimi jugosllav e sovjetik, punuan aktivisht për organizimin e prapaskenave të Konferencës së Tiranës të vitit 1956”, – thekson Enver Hoxha. (Dosja “Hazbiu”, “RD”, 21 nëntor 1995).

Por, duke folur në procesin gjyqsor që i ishte kurdisur atij për këtë çështje, Kadri Hazbiu shprehet kështu: “Kjo është një sajesë e poshtër e dëshmitarit…Është e vërtetë që shumë diskutantë e morën fjalën dhe diskutuan për shumë probleme. U ngrit edhe problemi i kultit të individit dhe u tha se përse nuk diskutohet në partinë tonë, u tha se klasa e udhëheqjes po borgjezohej, jetojnë në bllok, përdorin makina luksi etj. , në një kohë që populli ishte keq ekonomikisht. Beqir Balluku i lejoi njerëzit të diskutonin lirisht…Të gjithë këta diskutantë nuk u organizuan nga ne, siç thotë dëshmitari, por njerëzit që folën, ishin njerëz të thjeshtë dhe ngrinin probleme që ata i quanin të drejta dhe kërkonin zgjidhje për faktin se godisnin të metat që ishin vënë në vijën e partisë. Këto diskutime, -vazhdon Kadri Hazbiu, – u cilësuan nga sekretari i parë i Partisë që erdhi me shpejtësi nga Vlora, si veprimtari armiqësore që kishte për qëllim rrëzimin e udhëheqjes së Partisë”.

Pastaj Kadri Hazbiu mohon kategorikisht se gjatë ditëve të Konferencës së Tiranës ai, Feçorr Shehu, Mihallaq Ziçishti … të ketë shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut. (“Ja si u mbrojt Kadi Hazbiu”, 12-13 qershor 2004, nga burime të internetit).

Por mendja djallëzore e Enver Hoxhës shkondhe mëlarg. E shtrënguar ngatorturat cnjerëzore gjatëperiudhës kur ndodhej e burgosur, Fiqrete Shehu në seancën e12-të të procesit gjyqsor kundër Kadri Hazbiut më 1983, detyrohet të pohojë :

”Qëllimi kryesor i grupit tonë armiqësor në Konferencën e Tiranës ishte sulmi ndaj udhëheqjes së partisë dhe shokur Enver, nëmënyrë qëtëpërgatitej terreni që kongresi i ardhshëm i PPSH-së të zhvillohej nëfrymën e Kongresit sit të 20 të-të”.

 Absurditete! “Hrushovi, me gjithë rezervat dhe pakënaqësitë ndaj Enver Hoxhës, – nënvizon pr. dr. Ana Lalaj, – e mbështeti atë. Në Kongresin e 3-të tëPPSh-së, maj 1956, i deleguari I KQ të PK të BS , Pospjellov, vlerësoi pozitivisht vijën e ndjekur nga KQ i PPSH-së-së në politikën e breëndshme dhe ndërkombëtare. (“Pranvera e dështuar shqiptare”, 22 tetor 2006, nga burime të internetit)).

Jo vetëm kaq, por Enver Hoxha në raportine tij në këtë kongres vlerësoi punimet e kongresit të 20-të dhe kërkoi falje që nëmarredhëniet me Jugosllvime edhe nga udhëheqja e Partia e Punës ishin bërë gabime.

(Vijon në numrat e arshëm)

SHKARKO APP