Konfirmimi i Donika Prelës, gazetarja Basha: U minua procesi për të mbrojtur një kandidaturë
Gazetarja Anila Basha thotë se konfirmimi i Donika Prelës nga KPK është një rast flagrant sesi nuk duhej të sillej një trup gjykuese. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News me Beti Njumën, Basha tha se në këtë rast u minua procesi për të mbrojtur një kandidaturë.
Anila Basha: Unë besoj se ky ishte një rast flagrant sesi nuk duhej të sillej një trup gjykuese në rastin konkret. Jo vetëm sepse dolën këto paqartësi, këtë dyshime për pasurinë e bashkëshortit të zonjës Prela apo vetë zonjës Prela, por për faktin se një përfaqësues i ONM foli dhe denoncoi publikisht atë që prokurorë, gjykatës opinioni publik nuk donte ta shikonte atë që kishte të bënte me fshehjen e të ardhurave. Thënë kështu një trup gjykuese në këtë moment e minoi procesin për të mbrojtur një kandidaturë. Zonja Prela mund të jetë shumë e zonja në detyrën e vet, por fakti që në opinionin publik nuk doli e pastër, i jep të drejtë opozitës të fillojë dhe të paragjykojë procesin. Ky proces do ketë pengesa, nuk do jetë i lehtë.