Kontribute të papaguara, 100 milionë dollarë borxh shtetit
Ashtu sikurse kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën për shtyp të datës 31 dhjetor 2014, shumë shpejt do të nisë aksioni qe do të detyrojë subjektet private dhe shtetërore të paguajnë kontributet për punonjësit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit është 100 milionë dollarë. Ky borxh ka ardhur si pasojë e mospagesës së kontributeve pranë Institurit të Sigurimeve Shoqërore.
Ndërkaq, pritet që kryeministri Rama, sikurse ne çdo aksion që është ndërrmarë, të deklarojë emrat e subjekteve shtetërore apo private që i kanë borxh buxhetit të shtetit