Kontrolli shëndetësor falas, edhe tek privatët

Mbivendosja e spitaleve private dhe publike në dhënien e kontrollit shëndetësor falas do të mund të krijojë një sistem shëndetësor të sukseshëm për t’i ardhur në ndihmë të githë qytetarëve. Kështu u shpreh dje ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë konferëncës “Mbulimi Universal dhe Burimet Njerëzore në Sistemet e Kujdesit Shëndetësor”. Duke iu referuar më tej kontrollit falas, ai ka vënë theksin edhe tek përgatitja e mjekëve, të cilët janë duke u trajnuar, por edhe për angazhimin që kjo qeveri sipas tij do të marrë kundrejt zbulimit të sëmundjeve dhe trajtimit të tyre. “Për të shkuar tek burimi universal duhet të kemi një sistem shëndetësor i dizenjuar mirë, që është në gjendje t’i përgjigjet mirë shëndetit mjekësor”, tha gjithashtu Beqaj. Ndër të tjera, ai theksoi se duhet të sensibilizohemi të gjithë që të shkojmë në qendrën shëndetësore edhe pa pasur problem. Ai u ndal edhe në elementët kryesorë që do të çojnë në mbulimin universal në zhvillim. “Së pari, na duhen kapacitetet për t’i trajuar, një sistem që është i përballueshëm nga ana financiare. Së dyti, duhet të kemi një liste bazë barnash, si dhe listë të teknologjisë diagnostikuese që të kenë të gjithë akses. Së treti, na duhet motivim në trupën e mjekëve”, nënvizoi Beqaj në fjalën e tij. Duke e quajtur mbulimin universal një angazhim referencial dhe manifestim global solidariteti, partnerët nismëtarë vlerësojnë se kjo është një mundësi historike, duke argumentuar se “shëndeti për të gjithë” është një objektiv i arritshëm. “Jemi të vetëdijshëm që do na lindin kosto të reja për shëndetësinë, ndaj të paktën në vitin e ardshëm, fondin e rimbursimit që kemi nuk do ta zgjerojmë me barna të reja, por do ta lëmë në dispozicion të nevojave, si per sëmundjet e diabetit e të zemrës minimalisht’, shtoi ministri i Shëndetësisë. Ndërsa në lidhje me urgjencën mjekësore, ai shtoi se në 24 vjet është ditur që urgjenca mjekësore është falas, por natyrisht nga sa ndodh, është konstatuar se 70% e rasteve që paraqitën në urgjencën e spitalit janë rastet kur qytetarët vijnë vetë. “Pra, nuk ka një vleresim paraprak se ku duhet shkuar, ndaj na duhet ta rithemelojmë. Të kemi trupën enkas për urgjencat’, tha Beqaj.

 

 

 

PROBLEMATIKA

 

Mungesa mjekësh

 në rang vendi

 

Aktualisht, vendit i mungojnë me qindra mjekë specialistë, ndërkohë që ky numër do të rritet edhe më shumë në dy vitet e ardhshme. Deklarata u bë nga kreu i ministrisë së Shëndetësisë, i cili tha se shërbimi shëndetësor duhet t’u ofrohet të gjitha shtresave, duke shkuar drejt mbulimit universal. "Ne sot kemi boshllëqe të mëdha në trupën mjekësore në Shqipëri. Na mungojnë në bazë të evidencave tona 300 mjekë specialistë, dhe për sa kohë brezi i fundit i specializantëve mbyll studimet në muajin prill të vitit të ardhshëm dhe brezi tjetër pas katër vitesh të paktën në dy vitet e ardhshme, ky numër do të na rritet", tha Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë.

 

300

Mjekë specialistë është numri i atyre që sipas ministrisë së Shëndetësisë mungojnë në rang vendi dhe që duhet rikuperuar

 

SHKARKO APP