Korça mbetet Korça edhe në verë, Rama ndan pamjet: Festa e Birrës nis me mbi 10 mijë vizitorë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nata e parë e Festës së Birrës në Korçë, duke vënë në fokus pjesëmarrjen e lartë dhe zhvillimin e hapësirave të reja në qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Korça mbetet Korça edhe në verë”, ndërsa thekson se arena e re e Polit të Industrive Kreative në Drenovë ka mbledhur mbi 10 mijë persona vetëm në natën e parë të festimeve.

Sipas kryeministrit, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, numri i sipërmarrjeve të përfshira në aktivitet është trefishuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Korça mbetet Korça edhe në verë Arena e re e Polit të Industrive Kreative, në Drenovë, ka mbledhur mbi 10 mijë vetë në natën e parë të Festës së Birrës dhe trefishin e sipërmarrjeve krahasuar me edicionin e vjetshëm. Ky projekt i këtij Poli Inovativ po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në partneritet me Bashkinë Korçë, si pjesë e vizionit për rajonin Korçë-Berat-Gjirokastër Superfesta vijon deri të dielë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?