”Korriku i artë” i deputetëve, mbi 2800 euro përfitime ekstra në vetëm një muaj
Shpenzimet e deputetëve shqiptarë gjatë muajit korrik kanë nxjerrë në pah shifra të konsiderueshme për pagesat shtesë, përtej pagës së tyre bazë.
Një pjesë e deputetëve kanë përfituar mbi 2 mijë euro vetëm nga zërat shtesë të pagesave, ku përfshihen dieta, shpenzime karburanti e telefoni, udhëtime pune jashtë vendit, pjesëmarrja në komisionet parlamentare, si dhe rimbursimet e qirasë për deputetët që deklarojnë se nuk kanë banesë në Tiranë.
Në krye të listës për muajin korrik renditen tre deputetë me nga 2,812 euro përfitime ekstra: Antoneta Dhima, Elton Korreshi dhe Zamira Sinaj. Pas tyre vijnë Erjon Mile dhe Bledi Çomo, me nga 2,794 euro, ndërsa Ledina Alolli ka përfituar 2,757 euro. Lista vijon me Zegjine Çaushin, me 2,738 euro, Ilirjan Pendavinin, me 2,720 euro, si dhe Fadil Nasufin dhe Kiduina Zakan, me nga 2,702 euro.
Lista e 10 deputetëve që kanë arkëtuar shumat më të larta të përfitimeve ekstra (pa përfshirë pagën bazë) gjatë muajit korrik, të konvertuara plotësisht në euro:
Antoneta Dhima 2,812 €
Elton Korreshi 2,812 €
Zamira Sinaj 2,812 €
Erjon Mile 2,794 €
Bledi Çomo 2,794 €
Ledina Alolli 2,757 €
Zegjine Çaushi 2,738 €
Ilirjan Pendavinji 2,720 €
Fadil Nasufi 2,702 €
Kiduina Zaka 2,702 €
KOHA JONË SONDAZH


