Krenar Ahmeti dënon dhunën policore në protesta: Brutaliteti është i papranueshëm
Në protestën e 107-të para Kryeministrisë, ish-drejtuesi i Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, kritikoi ashpër sjelljen e efektivëve ndaj qytetarëve.
Duke iu referuar një rasti të përdorimit të dhunës gjatë shoqërimit të një personi, Ahmeti tha: “Në momentin kur po shoqërohej një person, vjen polici dhe godet në mënyrë brutale. Kjo është shkelje e të gjitha normave”.
Ai u bëri thirrje efektivëve të njohin dhe zbatojnë procedurat, ndërsa kërkoi veçanërisht nga policët me eksperiencë të tregojnë përmbajtje.
“Ruani qetësinë dhe zbatoni ligjin, frontin nuk do e lëshojmë. Shqisa ime e gjashtë më thotë se jemi afër fitores”, u shpreh Ahmeti.
KOHA JONË SONDAZH

