Krenaria e Lezhës, këshilli bashkiak nderon boksierin e talentuar Jurgen Uldedaj

Këshilli Bashkiak i Lezhës i ka akorduar titullin krenaria e qyteti boksierit lezhjan të ekipit të Tiranës, Jurgen Uldedaj. Pas bashkisë, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, boksieri i talentuar nderohet edhe me këtë çmim.  Kjo, pas arritjeve të këtij boksieri, duke i sjellë vendit tonë disa medalje radhazi. Kërkesa e paraqitur nga kreu i këshillit Bashkiak të Lezhës, Agustin Marku ka gjetur mbështetjen e të gjithë këshilltarëve të cilët e votuan për këtë kërkesë. Kreu i Këshillit Bashkiak Agustin Marku ka vlerësuar arritjet e boksierit të talentuar që i ka sjellë medalje vendit tonë, Jurgen Uldedaj, i cili sipas tij, ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë  e në veçanti vendlindjen e tij, qytetin e Lezhës në aktivitete ndërkombëtarë të boksit. Boksieri i klubit Tirana Jurgen Uldedaj ka arritur një sërë suksesesh në boks gjatë vitit 2014. Në Kampionatin Evropian të boksit, ai arriti të marrë medalje bronxi, ndërsa në një aktivitet tjetër që u organizua në Azejbarxhan ku morën pjesë boksierët më të mirë të botës Uldedaj triumfoi, duke marrë medalje ari. Arritjet e këtij boksieri janë konsideruar historike në të gjithë këto vite për boksin shqiptar, pasi flamuri kuq e zi falë boksierit Jurgen Uldedaj është valëvitur në disa vende të botës, ndërkohë që siç edh  ka ndodhur me sportistë të talentuar, mbështetja e shtetit në këto raste mbetet thuajse zero. 

SHKARKO APP