Kreu i AKU, Afrim Bakaj: Do të bëjmë gjithçka për të garantuar mbrojtjen e konsumatoreve
janë pozitive, përsa i përket rritjes së sigurisë ushqimore dhe normalizmit të situatës së tregtimit nëpër rrugët e vendit. Kreu i AKU u shpreh se ky institucion ka hartuar plane të qarta masash për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve.
Bakaj u shpreh se efekti kryesor i ndërhyrjeve ka qenë në sektorin e tregtimit të mishit. Ai u ndal në aksionet për mbylljen e disa thertoreve që nuk plotësonin kushtet sanitare. “Rezultat dhe suksesi i këtyre masave qëndron edhe në bashkëpunimin e AKU-së me institucionet zbatues te aktit normativ si Policia e Shtetit, Tatimet, ARM , ISHP. AKU brenda 100 ditëve te pare të kësaj Qeverisjeje arriti sukses duke pastruar zonën para terminalit në aeroportin e Rinasit, akset kryesore nacionale, qytetet, sistemimin e tregjeve në disa qytete të Shqipërisë p.sh Tiranë, Durres, Korçë etj”,- tha Bakaj.
Kreu i AKU-së tha se një rëndësi e veçnatë po i kushtohet aspektit teknik dhe shkencor të këtij institucionit, duke rritur kapacitetet dhe metodologjinë moderne. “Kemi miratuar Metodologjinë e Vlerësimit te Riskut për operatoret e biznesit e cila do te gjeneroje te dhëna të mjaftueshme për historikun e OBU qe përdoren për hartimin e planeve vjetore te kontrolleve zyrtare. Për here te pare qe nga krijimi i AKU janë mbledhur dhe funksionojnë panelet dhe komiteti shkencor te cilet do te sjellin një impakt pozitiv në vlerësimin e rreziqeve eventuale me karakter kimik dhe biologjik. Një objektiv shumë i rëndësishëm jo vetëm i AKU-se por edhe i qeverisë Shqiptare në kuadër të rritjes së kapaciteteve tekniko-profesionale kanë qenë edhe trajnimet e ndryshme të stafit brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë organizuar nga organizma ndërkombëtar si; TAIEX, EFSA, Projekti i BE (i atashuar pranë AKU). Keto trajnime kanë rritur në mënyrë të ndjeshme jo vetëm performancën e inspektorëve gjatë kontrolleve zyrtare por edhe cilësinë e tyre”,- tha Bakaj.
Gjatë fjalës së tij, Bakaj u shpreh se është punuar me ritme të shpejta dhe në kuadrin e bashkëpunimeve me vendet e tjera, prej nga të cilat vijnë një pjesë e produkteve ushqimore në Shqipëri. Ai tha se nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionet akademike dhe shkencore, me qëllim sigurimin e programeve të përbashkëta, shkëmbim përvoje, zhvillim institucional si dhe aktivitete të tjera me interesa reciproke. “Janë realizuar marrëveshje ndërmjet institucioneve homologe të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht: (AUV) dhe (AKU) për unifikimin e procedurave në Piken e Inspektimit Kufitar Morine me qëllim shkurtimin e kohës së inspektimit dhe moskrijimin e barrierave artificiale për operatorët e biznesit”,- tha Bakaj.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se “bizneset që nuk plotësojnë standardet europiane të prodhimit dhe tregtimit të produkteve do të nxirren jashtë tregut”. Kreu i Bujqësisë theksoi se, po ndërmerret një reformë që do të rrisë sigurinë ushqimore në vend, dhe pjesë e saj do të jenë edhe masat që produktet shqiptare të mos respektojnë më standardet e vendosura që në vitin 1987, por ato të BE-së.
Panariti nënvizoi se bizneseve do t’u lihet një afat i caktuar kohor për t’i përmbushur këto standarde. Konferenca kombëtare me temë “Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore, Sfidë për të Ardhmen” është e para që zhvillohet që pas krijimit të këtij institucioni që në vitin 2010.