Kreu i emergjencave civile, Çako: Jemi ende në situatë emergjence në shkallë vendi

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë.

Jemi në ditën e 4. Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi. Situata është në kontroll, të gjitha institucionet, strukturat janë të angazhuara sipas prefekturave dhe bashkivee. Momentalisht jemi në Urën e Mifolit, ku theksojmë se prej gati 12 orësh ka filluar rënia e nivelit të Vjosës. Është larguar risku i shtuar, dhe presim që të hyjë totalisht në shtratin e vet pasi edhe nivelet në Përmet dhe Memaliaj kanë rënë ndjeshëm nga dje, ku intensiteti i prurjeve ishte deri në nivele maksimale. Nuk kemi aktualisht probleme me banorët, por prezencë uji. Pas fazës menaxheriale të emergjencës, fillojmë me rehabilitimin. E kemi filluar në Sarandë, Lezhë dhe vende të tjera ku ka pasur nevojë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?