Kreu i Kuvendit, Peleshi: Vihet në funksion njësia e re e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës
Njësia e re e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës është vënë në funksion, pas rikonstruksionit dhe pajisjes së saj me teknologji bashkëkohore. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili thekson se rreth 300 pacientë nga qarku i Korçës do të mund të marrin trajtimin kimioterapeutik pranë vendbanimit të tyre, në kushte moderne dhe me standarde të larta shërbimi.
Sipas Peleshit, investimi synon të lehtësojë ndjeshëm barrën e pacientëve që kanë nevojë për trajtime onkologjike, duke u ofruar atyre shërbime më pranë familjes dhe komunitetit ku jetojnë.
”Në Spitalin Rajonal të Korçës vihet në funksion njësia e re e kimioterapisë ditore, e rinovuar dhe e pajisur me teknologji bashkëkohore. Rreth 300 pacientë të qarkut do të marrin trajtimin kimioterapeutik pranë vendbanimit, në kushte moderne dhe me standarde të larta shërbimi. Vijon puna për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, për forcimin dhe standardizimin e shërbimeve onkologjike në të gjithë vendin”,-shkruan kreu i Kuvendit në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

