Adnan Xholi prezanton platformën: Çështjet e bujshme që kam hetuar…

Ka nisur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë procesi i intervistimit të kandidatëve për kreun e ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Kandidati i parë që po intervistohet është Adnan Xholi, i cili në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Më tej, Xholi tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e magjistratëve e prokurorëve ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen.

“Secili prej prokurorëve të SPAK është kandidat potencial për të drejtuar atë strukturë, falë rezultateve që ata kanë arritur. Do të mbështes çdo kandidat që do të fitojë, sepse janë familja ime. Më tepër qëndroj me ta, sesa me familjen biologjike”, tha Xholi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam udhëhequr disa hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore me drejtësinë e vendeve të BE-së. Kam pasur hetime paralele me shumë vende në rang global. Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve, trafikut të armëve dhe qenieve njerëzore. Kam aplikuar në masë përdorimin e metodave të posaçme të hetimit”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xholi kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Sa i përket eksperiencës në ndjekjen e çështjeve, gjatë karrierës sime kam përfaqësuar një sërë çështjes të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vitin 1999 në Gjirokastër, jam angazhuar në çështje problematike e sensitive të ngjarjeve të vitit 1997. Kam hetuar një grup që në aksin Vlorë-Tepelenë kishin krijuar një mekanizëm për grabitjen e emigrantëve që ktheheshin nga Kakavija. 4 vetë janë vrarë nga ky grup, ku një person hiqej si taksist dhe më pas të tjerët dilnin në pritë. Autorët u dërguan para drejtësisë dhe morën dënim e deri në burgime të përjetshme.

Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e dy biznesmenëve në qytetin e Gjirokastrës. I dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht, duke i detyruar të hapin edhe varrin e tyre. Iu kërkuan 100 milionë dhrahmi, por mundën të marrin 25 milionë. Hetimi ishte i pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të.

Kam hetuar ngjarjet e 97-ës, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndiheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”, tha Xholi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?