Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho: Misioni i Prokurorisë së Posaçme shkon përtej mandateve tona
Klodian Braho ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme në një ceremoni që u mbajt në ambientet e SPAK.
Në fjalën e tij, Braho shprehu falënderim për dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani si dhe shtoi se fokusi i tij do të mbetet përforcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës.
“Dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut.
Falë mbështetjes së pakursyer të ndërkombëtarëve Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionin vazhdon të forcohet.
Në ushtrimin e kësaj detyre në fokus do të mbetet forcimi i strukturës së brendshme të SPAK-ut.
Bashkëpunimi reciprok mes prokurorëve dhe hetuesve do vazhdojë dhe do forcohet. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona”, Braho.
KOHA JONË SONDAZH

