
Në ditën e parë si drejtues i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Braho shoqërohet nga prokurorët e posaçëm Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët kanë në dorë çështjen Balluku.
