FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i SPAK, Dumani: 16 grupe kri*inale shqiptare janë aktive në disa shtete të BE

SPAK-u ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në disa vende të botës. Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i pranishëm në Komisionin Parlamentar për veprimtarinë e institucionit, tha se kanë evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e kokainës dhe kanabisit.

Sipas tij, kokainën e blejnë në Amerikën Latine dhe ushtrojnë veprimtari në disa shtete të BE-së. Dumani vuri në dukje se këto grupe janë aktive në Shqipëri në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës. Sipas Dumanit, 10 prej këtyre grupeve kriminale janë goditur.

”Janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre. Karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, tha ndër të tjera Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?