Kreu i SPAK flet për mbylljen e Vettingut: Duhet të ruajmë standardet që kemi arritur

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ishte i pranishëm në ceremoninë për përfundimin e procesit të Vetting-ut dhe mbajti fjalën e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Braho e vlerësoi procesin e Vettingut si një domosdoshmëri për të rritur besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

Vettingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve te drejtësia nuk mund të kërkohet pa përgjegjshmëri individuale. Standardet e Vettingut pasqyrohen edhe në punën e përditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarët dhe prokurorët tashmë kanë kaluar në filtra të besueshëm verifikimi, duke i dhënë qytetarëve më shumë siguri dhe besim te drejtësia. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces historik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për SPAK, Vettingu ka pasur një rol të veçantë. Sot, drejtësia përfaqëson interesin publik me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi kanë fituar tashmë pjekurinë e nevojshme institucionale. Tani duhet të ruajmë dhe të forcojmë standardet që kemi arritur”, tha Braho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?