Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s: Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut

SPAK njofton se ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, SPAK njofton se me pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare IDEC40, të organizuar nga DEA në Buenos Aires, drejtuesi i SPAK dhe prokurorë të institucionit zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, me fokus koordinimin operacional kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

“Divizioni Penal i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ) dhe OPDAT e përfshinë SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar transnacional. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho mori pjesë në #IDEC40, forumi kryesor global, i organizuar nga DEA, për integrimin operacional, koordinimin dhe shmangien e mbivendosjeve në veprimtarinë kundër organizatave kriminale transnacionale, përfshirë edhe organizatat e huaja terroriste të përcaktuara si të tilla nga Shtetet e Bashkuara.
Në vijim të #IDEC40, prokurorë të SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për identifikimin, goditjen dhe luftën kundër kërcënimeve transnacionale në Evropë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.
SPAK mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kudo që ai vepron”, shkruan SPAK në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?