Krijimi i 11 Komisioneve Parlamentare, Bardhi: E papranueshme, Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi me krerët e grupeve parlamentare, tha se propozimi për krijimin e 11 komisioneve parlamentare është i papranueshëm.

”Për Partinë Demokratike është e papranueshme që në Asamblenë e Partisë Socialiste të njoftohet për organizimin e Kuvendit. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së mazhorancës dhe opozitës. Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar”, tha Bardhi.

Për të shkrirja e Komisionit Europian vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. ”Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin, kur e ka prioritet procesin”, tha më tej Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?