Krijimtaria e pasur e shkrimtarit Ndue Gaspri
Shkrimtari lezhjan Ndue Gaspri, ka dalë para lexuesit me sukses të plotë me romanet e tij: “Jerina, në dashuri të pamëkat”, “Lulet e Kainit”, “Eva… në jetën e Kelit dhe “Udhëtim i mundimshëm mbi vdekjen”, etj,. që vijnë për lexuesin, duke e kaluar me sukses provën publike për nga vlerat artistike e mesazhet e dashurisë e ato njerëzore, që përcjellin në fatet e jetës njerëzore. Jerina një historiane e re dhe e bukur, e kushtëzuar nga një dashuri e madhe, përjeton një lidhje të dyfishtë, jetëgjatë e jetëdhënëse në misionin e saj si nënë e si grua. Këtë histori e kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes, shkruan autori Ndue Gaspri, kur e pashë të arsyeshme me lejen e aktorëve të vërtetë të kësaj ndjesie të ëmbël, e shkrova për veten e për lexuesin në një variant të letrarizuar, me trillet që lejon arti i të shkruarit, në një romancë që më bën përgjegjës para lexuesve të mi, miqve dhe vetes. Tharmi i kësaj historie është diku larg, por autori e ka sjellë në vendet dhe kohën që njeh mirë në respekt dhe nderim të përjetimeve që ai ka ndjerë gjatë jetës së tij. Romani “Eva…” vjen për lexuesin pas atij “Jerina, në dashuri të pamëkat”, që e kaloi me sukses provën publike për nga vlerat artistike e mesazhet e dashurisë që përcjell na fatet e një jete njerëzore. Autori Ndue Gaspri lindur e rritur në Sapën (Zadrimën) e tij të dashur pas përfundimit të shkollës së lartë punon këtu e rreth saj, në sektorë të ndryshëm të jetës, formohet nga leximi që ka pasion, shoqëruar nga njohja e thellë e jetës, që i ka rritur ndjeshmërinë dhe etjen për të rrëmuar në rrënjët e identitetit të tij e njerëzve që i do shumë, për të na dhënë këto histori artistike mjaft emocionale. Libri “Eva” ka hero kryesor Kelin, një ekonomist që me arritjet e privacionet arrin të bëhet një personazh shumë i dashur, qarkuar nga Eva, Zana, Danieli, Mark Krrabi, hija misterioze e toger Babës, e nëntoger Fanit, por edhe personazhe të marra “hua” nga libri i parë si Vinçensi, Antoni e Roza, por dhe Jerina Mato me sharmin e fisnikes së pjekur nga jeta. Të gjithë përbëjnë ansamblin njerëzor në ngjarjet e këtij libri në vitet 1945-2000 në Sapë e krahët historike të saj. Ndërsa tek romani “Lulet e Kainit” autori Gaspri , shkruan “ Lulet e miqve të mi dolën nga skenari, ato mbushën sheshin në fund të kalatës, duke I dhënë asaj bukuri e aromë pranvere. Ishin lule zemre, që në mungesë të fjalës bënë të ndizje ky vend , këtu në mes të detit-Shikoni ato që ikën kokëulur prej këtu, në një radhë të shtrembër, si bisht qeni. I kanë ende lulet në duart e tyre të ngrira e nuk dimë çfarë ti bëjmë, ku ti qojmë, ku t`I hedhim. A nuk duken duart e lulet shtrënguar prej tyre të ngrira , pa jetë , si një natyrëmorte, që të drithërojnë. Ato janë si lulet e Kainit. Më mirë që ikën, nuk duhet të helmojnë detin , mitrën e jetës, – fola e në mes të grupit tim u nisëm përqafuar drejt daljes nga kalata. Na priste jeta. Gjithsesi ajo është e mirë !.
Jak Rrozhani