Kristi Pinderi kundër Eneda Tarifës: Homofobja do të na përfaqësojë në Eurosong

 

Kristi Pinderi ka reaguar kundër fitores së Eneda Tarifës në festivalin e këngës. Përfaqësuesi i Aleancës së LGBT shkruan se këngëtarja fituese ka tendenca kundër anëtarëve të këtij komuniteti, shkruan Balkanweb. Pinderi thotë që Tarifa është shprehur kundër komunitetit LGBT dhe madje e quan atë si homofobe, duke shprehur habinë dhe pakënaqësinë që ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një kompeticion ndërkombëtar, ku fituesi i dy viteve më parë ishte një transgender.

“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual të këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur fitoi Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: “Ky na qenka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale””, shkruan Pinderi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?