Kriza politike dhe kriza shpirtërore e shqiptarëve
Nga Irfan Rama
A ka krizë politike në Shqipëri? Po krizë shpirtërore të shqiptarëve? Për mendësinë time janë të dyja, por kush është më e forta dhe më e rëndësishmja e para apo e dyta? Unë them se është e dyta. Por sipas konceptit shkak- pasoja është shumë e domosdoshme që në radhë të parë të shporret ky “rebus” plotësisht artific. Se po të ishte një rebus real unë ndonëse nuk kam qenë kurrë në ndonjë parti politike apo në ndonjë konglomerat OJQ-sh kilometrike fitim-prurëse, por edhe gllabëruese të taksapaguesve europianë, amerikan apo “xhibutas” do të ngrihesha i pari, apo pas të parëve për të mbrojtur një kauzë të ndershme ose të vërtetë sic janë ngritur përgjatë historisë shumë e shumë prijës e gjigantë të të drejtave të njerëzve, miliona e miliona njerëz në të gjithë botën. Sepse e vërteta është dinjitet, moralitet, trimëri e jo frikacalitet, feedback, pastërti e jo hajdutëri bizantine apo osmane… Realitet. Rastësitë e këqija përcjellin fatalitet, urrejtje, primitivizëm, shtegtim të kohëve moderne, mani të pasurimit të paskrupullt, “filozofi” të Lupus et agnus, pra një ezopiane që arsyeja e më të fortit gjithmonë mbizotëron, shpartallim psikologjik të njerëzve të një kombi, vdekatarë që jo zoti- që shumë liderë tanë të shqiptarëve “luten për atë”, Zotin, në Bajrame apo krishtlindje (Christmas Eve ose Christmas Day e natës apo e ditës) duke vjedhur apo stimuluar lukuninë paravjedhëse të miqve apo militantëve të tyre- por trysnia mëkatare fiziologjike e bëmave të pushteteve apo derivateve të tyre etj etj.
Kriza Politike në Shqipëri
U bënë thuajse gjashtë muaj që opozita shqiptare nuk futet në parlament. Një shkak banal e solli këtë largim galaktik të opozitës. Them galaktik se edhe një anije kozmike, tok me udhëtarët e vet, në një udhëtim shkencor me qëllim të magjishëm për t’i shërbyer apo për të shpëtuar njerëzimin në të ardhmen nga të papriturat dialektike do të ishte kthyer më parë. Jo më një boksim parlamentar, që për shkak të një mos komunikimit normal midis dy njerëzve deputetë si rrjedhojë e banditizmit të fjalëve të shprehura rrëmujë prej të dyja palëve parlamentare për një kohë të gjatë tashmë 23 apo 24 vjeçare, që është një paradoks moskthimi i çilimijtë. Madje as adoleshentnar! Sa boksime parlamentare kanë ndodhur në tempujt e popullit në botë, por zor se gjendet ndonjë moskthim kaq i gjatë, ose të gjata që ndodh në këtë tempull të shqiptarëve që duhet të jetë i dijes, ndershmërisë, harmonisë e zgjidhjes së problemeve. Parlamenti i shqiptarëve nuk duhet të jetë posti ku mblidhen gjithfarë njerëzish, me kurrfarë kulture dhe që për kulturë kanë togfjalët e mashtrimit e pornografisë të paparë, që as në romancat e pista nuk mund të gjenden. Parlamenti shqiptar nuk duhet të jetë as edhe i njerëzve të kulturuar e pa pikë personaliteti, që gënjejnë pa pikë turpi e pa pikë moraliteti civilitiv me shifra, me “fakte”, me bubullima në qiell të hapët, me trysnira politike të rrezikshme, jo më për të rriturit e të moshuarit por edhe për fëmijët e adoleshentët. Edhe për shtatzënat apolitike, militante apo dikasteriale… Rasti banal i zënkës grushtore në parlament ka kohë që ka shkuar në dyert e drejtësisë dhe me sa kujtoj unë liderët e sotëm të opozitës dhe pozitës së djeshme shullungonin pa pushim që drejtësia është “trupi” jo turpi(?!) që duhet të vendosin për gjithçka. Pra edhe për tragjedinë e Gërdecit, vrasjet makabër të 21 Janarit, vjedhuritë e rrugës së kombit dhe shumë vjedhurive të tjera përgjatë 24 viteve që thuajse janë percinuar e harruar, për vrasje të ndryshme politike e biznesmenë për të cilat thuhet se “nuk ka fakte” etj pambarim. Tash na është mbiujuar “Dekomunistimi” që është dërguar gjithë vrig edhe në Bruksel. Ç’është kjo shprehje që përdel në pah pas 24 vjetësh?! Sipas kësaj izme, jo të re për shqiptarët, duhet që të ikin shumë deputetë e liderë të pozitës dhe opozitës duke filluar nga Berisha e deri tek Gramoz Ruçi e më tej. Duhet të ikin edhe ithtarë të dyja palëve, nga lëmi i gazetarisë që kanë paditur pa pushim në kohën e komunizmit, e sot i ke edhe gjela studiosh televizive apo të shtypit. Ç’është kjo kujtesë më e fundit të më të fundmet në Europë pikërisht tani. Kaq banale është kjo sot, kur shumë shqiptarë të mjerimit ekonomik marrin valixhet apo trastat e duan të ikin natën nga ky vend për t’ju bërë “barrë” perëndimorëve! Le ta bëjnë sa më shpejt atëherë një ditë e më parë në parlament. S’po nëpërmend fakte ose kushte të tjera, i thofshin se duhet kohë sepse Gropa është e madhe për tetë vjetët e qeverisjes së opozitës së sotme e 23 vjet të qeverisjeve dykokëshe…
Zgripi psikologjik i shqiptarëve
Ajo që më bën shumëinfinit impresion është zgjidhja e problemit politik “Political problem solving” në Shqipëri. Zgjidhja e çdo problemi qoftë politik apo ekonomik, religjioz, etnik, multikulturor apo e çdo lloji tjetër ka metodikat e mënyrat e ndryshme të zgjidhjes si kopjimi i ideve, planifikimi, projektimi, zbatimi e në fund evaluimi e feedback-u. Opozita dhe pozita në tërë këto vitshmëri demokratike shqiptare e kanë kërkuar zgjidhjen tek ndërtesa hijerëndë e Brukselit apo ndërtesa “White House” e Uashingtonit. Pa asnjë projekt zgjidhjeje një planëshe apo të përbashkët. Ka probleme që asgjë të keqe nuk ka që mendime e sugjerime të merren direkt nga këto tempuj të demokracisë botërore. Por të shkosh apo të kundrosh zgjidhje edhe për një grindje politike të rëndomtë tek to, është sa paradoksale aq edhe e dhimbshme, sa e mjeranë aq edhe e paaftë, sa dritëshkurtër aq edhe e dëmshme psikologjikisht për shqiptarët. Është primitive. “Kaq të paaftë jemi ne ose politikanët tanë sa nuk mund ta zgjidhim ne vetë, politikanët tanë problemin?”- ngrenë pyetjen sot shumë mendje të reja, mesëmmoshore, të moshuara, por edhe fëminore shqiptare. Këtë pyetje them se ua drejtojnë edhe fëmijët prindërve të tyre politikanë. Kjo është një trysni psikologjike që po hipnozon shumë shqiptarë. Egërsia e shumë njerëzve është rikthyer ose është përshfaqur tek shumë brezni. Shikon “molla mollën” nëse perifrazoj togfjalëshin proverbial të fikut për shqiptarët. “Gijotina” e të mjeruarit ekonomik dhe psikologjik të jo pak shqiptarëve ka marrë dherat edhe për “ndarjen territoriale”. Hajde politikë hajde! Edhe këtë lloj zgjidhjeje duan ta bëjnë me protesta e referendume!!! Ti opozitë kur të vish në pushtet ndryshoje me karton ose me marrëveshje. Me ca zënka fshatrash apo kujtesa minoritare në koceptime tokash e gjeografish nuk mund të flijohen optimizmat e pakta shqiptare. Zgjidhjet ushtarake e në rrugë i kanë mërzitur kaq shumë shqiptarët sa ato e kanë mendjen tek torba e ikjes pa mendim. Kam ndjekur me vëmendje disa vjet më parë tre takimet ose ballafaqimet politike elektorale deri në agim të dy pretendentëve të fronit presidencial në SHBA midis Mitt Romney-t dhe Barack Obamës. Më shumë qëndronin në këmbë para auditoreve universitare me plot audiencë nga të gjitha sferat, moshat e racat dhe deri pedagogjikisht, metodologjikisht dhe psikologjikisht e kishin të projektuar debatin. Nuk kishte urrejtje dhe as cmirë midis tyre sepse kjo do të reflektohej tek amerikanët direkt. Kishte në ballë të gjitha tonet e pranueshme të debatit shumë të moderuar sepse ato të dy kishin në dorë për katër vjet fatet amerikane e botërore. Buzëqeshnin e shtrëngonin duart në fund e fillim-takime. I dëgjoi e gjithë bota dhe dha vlerësimet nga shumë shtete ku kishte edhe “tifozëri”. Në Izrael kishte fanësim alla Romney ndërsa në Moskë pro Obamës… Në Tiranë takimet midis të mëdhenjve në këto 23 vjet përbën lajm CNN-i apo BBC-je! Edhe Papa Francesku human e dinjitoz u takua dhe i puthi duart prijësit të ortodoksëve në ish-Kostandinopojë. Vëllazërisht. Basha rinor me Ramën prej 23 qershorit 2013 jo!!! Zgripi psikologjik i shqiptarëve është në Pikun e vet…