Kriza politike- PAA-PR, ftojnë partitë politike parlamentare në një tryezë dialogu

Dy partitë parlamentare të opozitës, Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Republikane, kanë thirrur sot në orën 20.00 një tryezë dialogu në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, me synim arritjen e një kompromisi për ngërcin e politikës shqiptare për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ftesa e bërë nga PAA dhe PR, është mirëpritur teksa është konfirmuar pjesëmarrja nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetari i LIBRA, Ben Blushi, kryetari i LSI, Petrit Vasili, kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka i PDK-së.

Takimi i thirrur nga Partia Republikane dhe ajo Agrare Ambientaliste i ka ftuar partitë politike sot në ambientet e Kuvendit për të diskutuar rreth mundësive për zgjidhjen e krizës politike dhe paketës McAllister të rifutur në diskutim nga Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ftesën e PAA dhe PR, thuhet se: “Duke konsideruar fakt që SHBA ka ofruar dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kesaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?