Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokuan pjeshkët me pesticide, reagon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Pasi Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria që rezultuan me pesticide, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas AKU-së, pas njoftimit nga shteti kroat për prani të nikelit mbi normën e lejuar në pjeshkët, u krye inspektim në subjekt, ku rezultoi se nuk kishte më produkt në gjendje.

Reagimi i plotë nga AKU

Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?