Krybashkiaku i Nju Jorkut me Ramën: Erdha për të takuar një mik
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, zhvilloi sot një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Adams tha se Tiranë është duke ecur në drejtimin e duhur.
“Kur mendon për këtë qytet 25 vite më parë kishit më pak se 100 drita rrugësh, 25 vite më pas shihni një qytet që po ecën në drejtimin e duhur.
Sot flasim për ministre me inteligjencë artificiale, në të ardhmen e vendit dhe qytetit. Vij këtu pas një sërë bisedimesh në Nju Jork, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë”, tha ai, ndërsa ndau detaje nga biseda me kreun e qeverisë shqiptare.
“Erdha të flas për turizmin, për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas. Linja direkte Tiranë – Nju Jork do të ndihmojë shqiptarët atje.
Jemi angazhuar për të folur me zëvendësministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë, si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje.
Do inkurajoj, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi. Kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj. Duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale. Nuk jetojmë më në një mjedis të vecuar, ndajme të njëjtat shqetësime.
Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri”, përfundoi Adams.
KOHA JONË SONDAZH

